E paprecedentë/ Britania dëbon 23
spiunë rusë, ja raprezaljet e tjera

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May vendosi sot dëbimin e 23 spiunëve rusë nga Mbretëria e Bashkuar si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz nervin në Salisburi, pëfr shkak të të cilit një agjent i dyfishtë rus dhe vajza e tij po luftojnë për jetën në spital prej mëse një jave.

Në atë që duket se është nyja më e madhe diplomatike e dekadave të fundit për Britaninë, kryeministrja u dha “agjentëve të padeklaruar të inteligjencës” 1 javë kohë për t’u larguar nga vendi dhe t’i ndërpresin “të gjitha kontaktet e niveleve të larta” me vendin e saj.

May hapi gjithashtu rrugën për ngrirjen e parave të oligarkëve rusë në Londër dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’oiu bashkohet këtyre sanksioneve.

Duke qenë se marrëdhëniet e Britanisë me Rusinë kanë arritur në pikat më të ulëta pas sulmit ndaj ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, kryeministrja paralajmëroi gjithashtu se do të ndërmerren dhe reprezalje të tjera si një kundërpërgjigje direkte ndaj sulmeve kibernetike.

May e cila e dënoi direkt Vladimir Putinin gjatë fjalimit të saj në Parlament, tha se ajo ishte e bindur se kjo paketë masash do ta degradonte në themele aftësinë e spiunazhit rus në Britani.

“Ata e kanë trajtuar përdorimin e këtij helmi me sarkazëm dhe përbuzje... Nuk ka asnjë përfundim tjetër se shteti rus ishte përgjegjës për tentativën e vrasjes së Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij” – tha May.

Britaini ka paraqitur një protestë formale pranë Këshillit të Të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, duke e akuzuar regjimin e Vladimir Putinit si të “pamëshirshëm”.

Qeveria britanike ka ka kërkuar gjithashtu një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por Rusia kërcënoi menjëherë se do të përgjigjej me të njëjtën momedhë. Pasi u lajmërua për reprezaljet te Foreign Office në Londër, ambasadori rus në Britani Alexander Yakovenko e konsideroi ato si një “provokim” dhe “të papranueshme”.

Një ditë më parë një tjetër rus ishte gjetur i vdekur në mënyrë misterioze në Londër dhe ai konsiderohej si armik i Vladimir Putinit.

Rusia i përmendi Britanisë që të mos kërcënojë një fuqi bërthamore, si përgjigje ndaj ultimatumit të May që sakdoi dje në mesnatë, që i kërkonte rusëve të jepnin shpjegime për helmimin me gaz nervin të Skripalit.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati