Enis Rexhepi, sulmuesi shqiptar pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares, mund të zgjedhë për të përfaqësuar Kosovën.
18-vjeçari pjesë e akademisë së Sttutgart, ku vijon të bëjë performanca që lënë gjurmë, sipas ‘Albanian Scout’, po mendon seriozisht të bashkohet me ‘dardanët’. Thuhet se agjenti i tij është duke diskutuar me drejtuesit e federatës për të bërë kalimin.
Këtë sezon Rexhepi ka realizuar plot 12 gola me ekipin U-19 të Sttutgart-it, ndërsa deri më tani ka qenë pjesë e ekipit U-17 dhe U-19 të kombëtares së Shqipërisë. Me U-17 ai ka zhvilluar 7 ndeshje, ndërsa me U-19 ka bërë 3 duke arritur të realizojë edhe 1 gol.
Nëse ky kalim rezultaton i vërtetë do të ishte një rast i paprecendentë pasi deri më tani kemi parë vetëm futbollistë nga Kosova të cilët kanë kaluar të Shqipëria. Qoftë edhe tek moshat. Rexhepi, sipas pak të dhënave që rezultojnë, ka lindur në Gjermani dhe përveç pasaportës gjermane ka edhe atë shqiptare.









Komente
Komento