Inter Miami në SHBA ka ndërprerë kontratën me portierin Nick Marsman disa javë pasi ai vuri në dyshim transferimin e Lionel Messit në klub. Në qershor, gardiani i skuadrës tha për ESPN se ekipi ku ai bënte pjesë nuk ishte gati për të pritur një emër si Messi.
"Unë personalisht mendoj se ky klub nuk është gati për ardhjen e Messit. Ne kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit thjesht mund të ecin në fushë, nuk ka porta. Ne gjithashtu nisemi për në stadium pa siguri. Unë mendoj se ata nuk janë gati, por shpresoj që ai të vijë", thoshte Marsman.
Portieri holandez u bashkua me Miamin në 2021, me 32-vjeçarin që bëri 29-paraqitje. Pasi vendosi në dyshim ardhjen e Messit dhe foli kundër klubit, te Inter Miami kanë marrë vendimin drastik për të, duke i anulluar kontratën për prishje imazhi.
Kujtojmë se në katër ndeshjet e tij me Inter Miamin, Messi ia ka dalë të shënojë shtatë gola, duke dërguar skuadrën që është në pronësi të David Beckham në 1/8 e Kupës së Ligës.