
Policia malazeze e ka parandaluar disa herë vrasjen e Sakoviç. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic për ekzekutimin e mafiozit Miliç Sakoviç.
“Ai person vendosi të relaksohej, edhe pse ai jetonte mjaft e izoluar. Mbrëmë kishim atë që kishim. Qytetarët duhet ta dinë se nuk do ta heqim qafe kartelin ashtu, ne kemi hyrë në vatrën e krimit dhe disa nga ata kriminelë kanë pasur mbështetjen e Drejtorisë së Policisë, janë njerëz të famshëm, disa janë proceduar dhe pres që disa të jenë po ashtu të proceduar,” tha ai.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet me breshëri plumbash anëtari i klanit të njohur mafioz në Budva, u qëllua teksa pinte kafe në lokal, ja se si miqtë e paralajmëruan







