E paskemi ditur gjithmonë gabim, Machu Picchu nuk e ka emrin e vërtetë ashtu! Historianët zbulojnë të vërtetin

E paskemi ditur gjithmonë gabim, Machu Picchu nuk e ka emrin e vërtetë ashtu! Historianët zbulojnë të vërtetin

Machu Pichu

Për më shumë se 100 vjet, një nga vendet më të famshme arkeologjike në botë, Machu Picchu, njihet me emrin e gabuar, sipas një raporti të botuar në Naëpa Pacha: Journal of the Institute of Andean Studies. Inkasit që ndërtuan qytetin antik ka të ngjarë e kanë quajtur atë Huayna Picchu, thuhet në raport.

Huayna përkthehet në "i ri", ndërsa Picchu do të thotë "majë mali" në gjuhën indigjene Keçua. Machu do të thotë "e vjetër", kështu që ne e kemi quajtur atë ‘majë mali e vjetër’.

Sipas autorit të raportit Brian Bauer, profesor i antropologjisë në Universitetin e Illinois në Çikago, vendbanimi inkas besohej të ishte ndërtuar rreth vitit 1420 si një pronë për inkat mbretërore që jetonin në Cuzco, kryeqyteti i perandorisë inkase.

Kur spanjollët më vonë pushtuan Incat, Huayna Picchu u braktis, thuhet në raport. Ai ishte fshehur për shekuj thellë në malet e Andeve derisa eksploruesi amerikan Hiram Bingham e rizbuloi atë në 1911.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë