Tiranë/ Majmuni prej 2 javësh lëviz i lirë rrugëve në Sauk, banorët thirrje bashkisë që ta largojë (VIDEO)

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e sotme në periferinë e kryeqytetit. Një majmun është parë i lirë dukë lëvizur në lagjen Sauk i Vjetër ose siç njihet ndryshe lagjia Garunj.

Majmuni, denoncoi një qytetar për Shqiptarja.com ka rreth 2 javë që qarkullon i lirë në lagje. Majmuni dyshohet se ka sulmuar shumë mace.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve vendore që të marrin masa dhe të heqin majmunin nga lagjja.

Është e paqartë se kush është pronari i majmunit, ndërsa burime nga bashkia Tiranë i thanë Shqiptarja.com se majmuni nuk ka dalë nga kopshti Zoologjik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 02/06/2024 20:57

    Kapeni me fruta

    Përgjigju
  • Tirona Ka vite qe eshte mbushur me majmuna: 01/06/2024 07:22

    He mer se sbohet qameti nje majmun me shum nje majmun me Pak nuk ndryshon gjo...vetem se ky majmuni eshte tradicional.., nuk vishet me firmato dhe iken me benz...

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2024 02:40

    Paska shpetuar nga skllaveria e shqipove i shkreti! A ka ne vend nje ligj se cilat kafshe,sidomos ato ekzotiket lejohen ose per cilat duhet license? A ka nje kontroll nga ana e shtetit per numrin e llojet e kafsheve,sidomos ato ekzotike, qe mbahen ne skllaveri nga skllavopronaret shqiptare? Nuk do te doja te shikonim prape arinj qe mbahen me zinxhire nga arixhinjte,apo si ate rastin e atij luanit qe i kishte mbetur vetem emri luan sepse kaq keq ishte trajtuar nga disa shqipo harbute!

    Përgjigju
  • Or tej: 31/05/2024 22:50

    Shko ne parlament te shoket or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Kola: 31/05/2024 21:41

    Mjerë majmuni, ku i ra fati të rrojë!

    Përgjigju
  • Meri: 31/05/2024 21:17

    Nuk i'u vjen asgje e keqe nga majmuni,jan kafshë inteligjente,jan para-ardhēsit tan.

    Përgjigju
  • Taulant Palla: 31/05/2024 20:20

    Ore Majmun eshte ky apo Arben Hametaj? Mua me duket si Arben Hametaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli

Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli