E pazakontë! Kryetari i Zubin Potokut emëron vajzën drejtoreshë në komunë: Nuk kemi njerëz të tjerë (VIDEO)

Kryetari i Zubin Potokut në Kosovë, Izmir Zeqiri ka punësuar vajzën e tij në këtë komunë. Ai ka thënë se emërimi i vajzës së tij është bërë për shkak të mungesë së njerëzve për të formuar qeverisjen lokale.

Sipas mediave nga Kosova, Dhurata Zeqiri është emëruar drejtoreshë e Kulturës në komunën ku i ati mban postin e kryetarit, pasi mungesa e njerëzve për të formuar qeverisjen lokale e ka detyruar të parin e Zubin Potokut t’i besojë vajzës së tij sektorin e kulturës.

Nëse analizohen lidhjet familjare, Zeqiri pohon se shumicën e punëtorëve komunalë i bie t’i ketë të afërt, pasi sipas tij, krejt fshati Çabër janë farefis mes vete.

Kryetari shtoi se punën me emërimet politike në kabinet i përfundoi, e se tani po pret koordinim edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal për hapjen e konkurseve për 200 punëtorë si staf civil.

1693991819_izmirzeqiridhuratazeqiri.JPG

 

Izmir dhe Dhurata Zeqiri 
 

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 06/09/2023 11:37

    Çka është e pazakontë këtu? Trump me krejt farefisin ka sunduar edhe do sundoj pas zgjedhjeve të ardhshme! Çka punon Shkelzen e Argita Berisha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor