Pas një ndërprerjeje disa orëshe të energjisë elektrike në pjesën perëndimore të lagjes së Manhatanit, në qytetin e Nju Jorkut, zyrtarët e thanë se energjia u rikthye pak para mesnatës të së shtunës. Kompania shpërndarëse e energjisë “Con Edison” tha se rreth 72 mijë konsumatorë dhe biznese kishin mbetur pa energji elektrike që rreth orës 7 të mbrëmjes sipas orës lokale, veç të tjerash duke ngritur edhe shqetësime për sigurinë në qytetin gjigand.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ishte si rezultat i infrastrukturës së vjetëruar. Por ishte diçka e papranueshme.
“Duhet të kemi një sistem që është projektuar për të trajtuar ndërprerjet, në vend të një sistemi që ka efektin domino. Duhet të kemi teprica në sistem që të mos ndodhë ndërprerja. Thjesht, nuk mund të kemi ndërprerje energjie të këtyre përmasave. Egziston një mundësi e madhe rreziku për sigurinë publike dhe kaos në qytet.”
Zoti Cuomo tha se Departamenti i Sherbimit Publik do të zhvillojë hetime për rastin. Ai vlerësoi banorët e qytetit për ndihmën e dhënë njëri-tjetrit ndërsa qytetin e kishte mbuluar errësira.
Ndërprerja e energjisë bëri që artistët të linin skenën në Broadway dhe të interpretonin në bulevardin e mbushur me njerëz. Koncerti i artistes Jennifer Lopez në Madison Square Garden sapo kishte filluar kur u ndërpre energjia dhe u anulua pas vetëm katër këngësh.
42 vite më parë qyteti i Nju Jorkut u zhyt në errësisë pas ndërprerjes së energjisë elektrike ndërsa vendi kalonte një valë të nxehti./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha akuzon: Vetëm 10% e energjisë tregtohet, të tjerat në bursën private dhe personale të ‘Lubi Ballukut’!
5 Mars, 20:27
-
Rama: Gjysma e popullsisë e vidhte energjinë elektrike, paguanin vetëm votuesit e PS! Ju hajdutë na tregoni burgun (VIDEO)
27 Shkurt, 09:11
-
Dimër i shtrenjtë/ Janar-Shkurt, KESH blen 28 mln € energji! Në dy muaj importoi 180 mijë megavat
23 Shkurt, 12:48
-
Shtetet balltike ndërprejnë lidhjet me rrjetin elektrik rus
8 Shkurt, 14:58
-
Lezha në 'black out' për 12 orë, mijëra familje kaluan natën pa energji elektrike në mes të dimrit! (VIDEO)
31 Janar, 08:37
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19