Një gazetare daneze ka bërë bujë në mediat vendase pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie. Ky raportim, aspak i zakontë i tillë shkaktoi reagim në publik, me shumë që e kritikonin apo e mbështesnin atë.

Gazetarja nga Danimarka, raporton Daily Mail, ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid. Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal seksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

 “Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë.