Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar hapur pëlqimin e tij për Kiara Titon brenda shtëpisë së Big Brother. Madje ia ka thënë edhe Zhaklinës që duhet të çonte ata të dy në rulotë, jo Olta Gixharin me tenorin Armando Kllogjeri.
Gjatë një bisede me Luizin, Olta e pyeti nëse vërtetë mund të ketë një romancë mes tij dhe Kiarës. Luizi ia ka lënë kohës dhe ballë për ballë me aktoren, tha se Kiara është vajzë e mirë.
Ndërsa Gentin e pyeti nëse duhet ta lërë pak në pauzë në kuptimin që të mos i japë vëmendjes që të kuptojë se sa moderatorja shpreh interes për të. Megjithatë më parë ka shprehur qëndrimin e saj duke thënë se nuk e shikon më shumë këngëtarin.