ITALI- Një banesë në Acoli ishte kthyer në një “qendër për tregtinë e drogës”, dhe për këtë është arrestuar një 28-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shtëpia e cila ishte vendosur në funksion të tregtimit të drogës u zbulua nga policët pasi ata vunë re lëvizje të shpeshta dhe të dyshimta të disa personave në zonë.
28-vjeçari shqiptar u kap pasi po takonte një klient të tijin, një 30-vjeçar të cilin policia ishte duke e vëzhguar. Pas kësaj, në banesën e tij u gjetën 20 gramë kokainë, 100 gramë marjuanë dhe 11 mijë euro cash, shumë parash, e cila dyshohet se është përfituar nga trafiku i lëndës narkotike.
Paratë dhe lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa i riu shqiptarë është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.