E përjashtoi nga grupi i PD, Berisha: Basha është kërcënuar me sanksione, vendim personal, shkeli statutin

E përjashtoi nga grupi i PD, Berisha: Basha është kërcënuar me sanksione, vendim personal, shkeli statutin

1580327269_bsaha.jpg

Sali Berisha është kundër përjashtimit nga grupi parlamentar t PD-së nga Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit është kërcënuar me sanksione, teksa shtoi se e ka marrë vendimin në shkelje të statutit të PD-së.

"Sovraniteti i PD se është një institucioni sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli Basha, dëshmoi se ose bëri atë që s'bëri Ilirjan Celibashi, vendosi që të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjësoj PD si një parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros. Jam i sigurt që e kanë kërcënuar me sanksione. Nuk më intereson se çfarë sanksionesh, por më intereson fakti se forca politike, nuk mund të jetë kurrë një forcë politike drejtuesit që i cakton një vend tjetër në botë, se këtu i merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë, jo Sali Berishës, se unë ë vazhdoj betejën e tij, por i është bërë goditja më fatale që mund t'i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh, që Rama kanë bërë. Për të marrë një vendim të tillë, Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD, të ndryshonte statutin, të vendoste një nen në statut në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që bëhen non Grata nga SHBA", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë