TIRANË- Policia ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar, i cili përndiqte për një kohë të gjatë një 30 vjeçare.
Sipas njoftimi të policisë, 36 vjeçari me iniciale E. L., tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me thikë gruan me iniciale B. B., 30 vjeçe. Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Pas mjekimit të marrë për shkak të goditjeve, ajo u largua për në banesë.
Komento