Durrës, me kufje në vesh mbi shina, e përplas treni, gjymtohet 21-vjeçarja

Durrës, me kufje në vesh mbi shina, e përplas treni, gjymtohet 21-vjeçarja

Nikita Rama 

DURRES - Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Rrashbull në periferi të qytetit të Durrësit. Treni i pasagjerëve i linjës Tiranë-Durrës ka përplasur një 21-vjeçare e identifikuar si Nikita Rama e cila mësohet se ka humbur njërën nga këmbët. 

E aksidentuara është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Durrësit ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. 21-vjeçarja ka qenë duke kaluar mbi shina, por nuk e ka ndjerë trenin e pasagjerëve i cili e ka goditur nga pas dhe e ka marrë përpara për disa metra. Dyshohet se e reja ka pasur kufje në vesh teksa ecte mbi shinat e trenit.

Policia ka shoqëruar mashinistin dhe po heton lidhur me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?