Në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Një automjet tip “BYD” që drejtohej nga një 47-vjeçar ka goditur një këmbësore 60-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Njoftimi i policisë

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. Ç., 65 vjeçe, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.