Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen në Fushë Krujë ku u vra Shpresa Basha dhe u plagos, nipi saj Marklen Haka. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se i pari që ka sinjalizuar Hakën për lëvizje të dyshimta pranë banesave të tyre ka qenë pikërisht një kushëriri i Marklen Hakës.
Të njëjtat burime sqaruan se kushëriri i Hakës, emri i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, sapo ka shkuar në banesën e Hakës, i ka thënë këtij të fundit se ka dëgjuar zhurma pranë urës dhe lëvizje të dyshimta në zonë.
Menjëherë pas kësaj Haka ka dalë në oborr bashkë me hallën, Shpresën dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Pavarësisht dëshmisë që kushëririt i Hakës ka dhënë në polici se nuk ka mundur të shohë apo të identifikojë ndonjë nga personat që ndodheshin në mjetin e kaluar pranë banesës. Uniformat blu po vijojnë hetimet për të, pasi dyshohet se mund ta ketë nxjerrë Hakën në pritë.
Nisur nga dinamika, burimet thanë se autorët dyshohet të jenë banorë të zonës, për shkak se edhe mjeti me të cilin janë larguar prej andej ka kaluar në rrugën dytësore të fshatit Zezë të Fushë Krujës.
Report Tv solli pamje ekskluzive nga spitali i Traumës, momentet kur të plagosurit e Atentatit mbrëmjen e së shtunës, mbërritën me urgjencë. Mariglen Haka dhe Shpresa Basha janë sjellë me makinën personale nga Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.