Djali i moderatores italiane i përfaqësuar nga avokatja e tij Alessandra Calabrò po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim nga katër personat që e plagosën me thikë. Niccolo Bettarini, djali i Simona Ventura dhe Stefano Bettarini u përfshi në një përleshje fizike jashtë diskotekës “Old Fashion” në Milano, në korrik të 2018-s. 19-vjeçari ka treguar se u fut për të mbrojtur mikun e tij në korrik të 2018-s.
Bettarini u dërgua menjëherë në spital të operohej, pasi u plagos 11 herë me thikë gjatë përleshjes. Ndërkohë “Corriere.it” bën me dije se Nicolo kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të plagosjes së tij, dy prej të cilëve janë shtetasit shqiptarë Albano Jakaj 24 vjeç e Andi Arapi 29 vjec.Avokatja Calabrò, në emër të klientit të saj kërkon edhe 10 vite burg për katër të akuzuarit. Seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 18 janar.