E PLOTE/ Përplasja verbale në komisionin hetimor! Vokshi: Kur të vdes unë e hap ti mbledhjen! Ndreca: S’kemi ardhur për të bërë grusht! Metaj: Sillni ambulancën

Tirane-  Gati dy orë kanë zgjatur debatet e ashpra verbale në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ky i fundit, deklaroi hapjen e mbledhjes pa mbërritur kryetarja, ndërsa deputetët e opozitës ishin jashtë, pasi Garda nuk po lejonte të përjashtuarit të futeshin brenda.

Deputetët Ina Zhupa dhe Xhelal Mziu janë ndaluar nga Garda të futen në sallën e mbledhjes së Komisionit, ndërsa kjo vonoi kryetaren Albana Vokshi të paraqitej në orën 11:00 në mbledhje. Ndreca, ndërkohë kishte vijuar me dëshminë e Gentian Opres, çka shkaktoi përplasjen e ashpër kur Vokshi arriti të futej në mbledhje.

Për 1 orë e 45 minuta, Ndreca e Vokshi debatuan ashpër se kush duhej të hapte mbledhjen. Shqiptarja. com sjell debatin e plotë në komision ndërsa pritej të merrej dëshmia e Gentian Opres.   

Debati i plotë në komision: 

Vokshi: Ka mundësi që të dalësh pak jashtë. Kush je ti mo si e nis mbledhjen. Mos ma bëjë mua me dorë, nuk je ti kryetar këtu dhe nuk mund të nisësh mbledhjen pa ardhur unë.

Ndreca: Pse klith.

Vokshi: A je normal, të vij turp ty dhe këtyre kolegëve që nisni mbledhjen pa ardhur unë.

Ndreca: Do ulesh që të drejtosh mbledhjen, mos u sill si e fortë. Do të sillesh si kryetare apo si e fortë?

Vokshi: Unë tek dera, ti të nisësh, si e lejoni ju more, si ju përdorin kështu, në vend që të dilni që të mbroni kolegët aty.

Ndreca: Pse bërtet, kolegët që hedhin molotov nuk i mbrojmë ne.

Vokshi: Je në terezi ti, jam unë kryetare këtu

Ndreca: Duhet të ulësh dhe mos rri në këmbë. Dëshmitari të dal jashtë se është për procedurë

Ndreca: Jo nuk do dal

Vokshi: T’ju vijë turp, t’ju vij turp.

Ndreca: Zoti nuk lëviz nga aty pa marr vendim komisioni.

Vokshi: Kur vuan njeriu për pak delirë, ja ku e keni, nuk e kupton që do të jetë i pari që do ta haj nga ata kolëgët që janë dhe nuk janë këtu. Ka mundësi zoti Opre se kemi procedurë. Të dal sepse mbledhja nuk ka nisur se s’kisha ardhur unë, unë tek dera ti nis mbledhjen. Me urdhër politik ndaloni deputetët ju.

Ndreca: Mbledhja ka nisur, se vendos ti se kur nis mbledhja.

Vokshi: Me aq shumë abuzime që ke bërë do jesh i dyti në radhë që do shkosh atje ku ka shkuar ai miku jot Beqaj. Nuk i mbulon dot abuzimet

Ndreca: Presion s’më bën dot ti mua. S’ma tregon dot ti.  Kur mungon kryetarja e hap unë mbledhjen.

Vokshi: Zoti Opre dil jashtë. Garda të lutem nxirrni dëshmitarin. Garda nxirre jashtë.

Ndreca: Dëshmitari është në proces pyetje.

Vokshi: Jam unë kryetarja, kryetarja vendos. Dil jashtë, mos u bëj palë. Garda nxirre jashtë.

Ndreca: Zotëri i gardës, përgjegjësi për këtë që them i marr unë.

Vokshi: Garda kryeni urdhrat, i merr nga kryetari i komisionit.

Ndreca: Urdhrat  merr nga komisioni

Vokshi: Jo i merr nga kryetarja. Garda të dalë se jemi në procedurë. Boll lexo rregulloren, ke injorancë juridike.

Ndreca: Garda ndërhyn vetëm kur ka dhunë, largohu nga aty se dëshmitari është në proces pyetje

Vokshi: Dëshmitari të dalë jashtë. Mbas Opres do mbulohesh.

Vokshi: Ke ardhur për të prishur mbledhjen. Dil jashtë se do marrim masa do të nxjerrim me forcë. Grada.

Ndreca: Jo jo nuk del ai, s’ka vendim komisioni, nuk i merr vendimet kryetari. Nuk është komisioni i Albana Vokshit, këtu ka komision hetimor. Ke ardhur për t’u prishur mbledhjen, ti s’do të bësh mbledhje.

Vokshi: T’iu vijë trup juve të gjithëve që i shkoni mbrapa një njeriu që ka komplekset e tij. Dëshmitari të dalë, ti nuk hap dot mbledhjen pa mua.

Ndreca: Mbledhja është hapur njëherë, ti vazhdo me pjesën tjetër. Unë nuk prish mbledhje. Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.

Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë, i dyti do të vij ty, Ramës dhe gjithë të tjerëve. (I hedh mikrofonin)

Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.

Ilir Metaj: Sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore, nuk je mirë.

Ndreca: Ju gjuhën e forcës njihni nuk keni argument

Vokshi: Garda nxirreni nga i merrni urdhrat ju nga unë apo nga ky

Ndreca: Ju njihni vetëm forcën

Vokshi: Me forcë, me forcë, përballë do na keni (I hedh mikrofonin)

Vokshi: Nxirrni jashtë dëshmitarin, ju pengoni jashtë deputetët dhe nuk nxirrni jashtë dëshmitarin

Ilir Metaj: Zonjë keni nevojë për trajtim, merreni si këshillë këtë (I hedh mikrofonin Ndrecës)

Ndreca: Kolegë deputet duket qartë se kryetarja do ta prish mbledhjen

Vokshi: Aman o Plarent

Vokshi: Nuk po ndiqni urdhrin e kryetares, por po ndiqni atë të Ndrecës. Ai do të përballet me ligjin sepse po shkel urdhrin e kryetares bashkë me gardën

Ndreca: Ti do ta bësh komisionin Vokshi, por është i Kuvendit, ky komision

Vokshi: Ky është i opozitës dhe ju nuk mbuloni dot krimin që keni bërë

Petro Koçi: Pse doni që të ndryshoni rezultatin ju

Vokshi: Jo nuk e ndryshojmë ne

Koci: Ju përfaqësoni firmat, laboratorët që i bëjnë analizat me para, se nuk doni që ti bëjë shteti falas

Ndreca: Do vijoni drejtimin

Vokshi: Jo do të hapet mbledhja njëherë

Ndreca: E kemi hapur mbledhjen ne. Ju njihni vetëm molotov, ligji thotë kur mungon kryetarja mbledhjen e hap nënkryetari.

Vokshi: Jo unë isha tek hyrja (I hedh mikrofonin)

Metaj: Zonja ka nevojë për ndihmë mjekësore je grua dhe duhet të të vij rëndë, e kupton ca sjellje po bënë, je deformuar frikshëm

Vokshi: Ti ki kujdes me ato që thua, të kanë marr për zhurmues këtu

Metaj: Keni nevojë për ndihmë mjekësore

Vokshi: Nxirrni dëshmitarin që të vijojmë mbledhjen

Metaj: Dështimi i protestës ju paska marr keq

Vokshi: Ju ka zënë frika nga protesta, vetëm mesazhin e patë keni marr, sepse do na keni përballë. Të gjithë pas hekurave do të jeni të gjithë

Ilir Metaj:  Qetësohu se je grua! Shih pak veten në pasqyrë. Sekretaria merrni ambulancën

Albana Vokshi: Mbylle gojën! E di sa më preke, nga ti që je i ardhur nga Vlora. Aman o zot

Metaj: Jeni edhe grua

Vokshi: Mbylle gojën ti

Ndreca: Në këto kushte, nuk mund të vijoj mbledhja kur kryetarja bënë presion dëshmitari nuk mund të pyetet

Vokshi: Po ti se bënë dot këtë se nuk je kryetari këtu, ti nuk do të jesh kurrë kryetari, sepse s’të lënë ata të tutë.

Ndreca: Po s’dua të jem kryetari unë

Vokshi: Sillu në bazë të kushtetutës dhe rregullore

Petro Koçi: Po ca Kushtetute, ju se keni votuar Kushtetutën

Vokshi: Ti nuk e merr dot fjalën me dhunë o zotëri, të dal dëshmitari të nis mbledhja. Unë kam qenë tek dera. Ishte aty edhe zonja Konomi. Ti zonja Konomi pse nuk fole, më pe mua tek dera, pse pranove që të niste mbledhja

Petro Koçi: Ke shpërdoruar detyrën, ke kërcënuar dëshmitarin

Vokshi: Ai do të mbajë përgjegjësi që s’ka dal jashtë, sepse ai do të thirret kur të vij kryetari

Ndreca: Mbledhja është hap

Vokshi: Po unë s’kisha ardhur

Ndreca: Kur s’je ti hapet dhe kalo tek momenti tjetër procedurial madje kemi miratuar edhe procesverbalët

Vokshi: Janë nul. Ca po bëni, e kuptoni sa ju ka trembur protesta, doni ti merrni në dorë të gjitha

Ndreca: Ne kemi ardhur mbledhjen se mungonte kryetarja

Vokshi: Unë isha tek dera nuk mungoja

Vokshi: Do hapet mbledhja normalisht, sepse isha tek dera unë

Ndreca: Shumica vendos

Vokshi: Jo mo jo ti vure gardën tek dera që të nisje mbledhje paardhur unë

Ndreca: Ai është betuar dhe del jashtë nëse merr vendim komisioni

Vokshi: Nuk hapet mbledhja, unë tek dera. Sa të jem un këtu e drejtojë unë, kur të mos jemë unë, kur s’jam unë e drejton ti, lexo ligjin e thërret dëshmitarin kryetari

Ndreca: Në këtë rast e ka thirrur një e 4-ta.

Vokshi: Të dal dëshmitari të hap mbledhjen ashtu si e përcakton rregullorja, të dal jashtë. Kur të vdes unë e hap ti. Mbledhja hapet sipas rregullores, se bënë dot ti si oborrin e Surrelit. Ju jeni mazhoracë që bojkoton, ky është komisioni i opozitës

Ndreca: Jo se ndryshe nuk kishim ne ca të bënim këtu

Vokshi: Më vjen keq për ty Plarent se po shkel ligjin për një urdhër politik, nxorrët gardë që ta nisje ti

Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, unë ika se ju i binit tavolinave

Vokshi: Të dal dëshmitari jashtë

Ndreca: Ti lexon vendimet e PD, jo të Strasburgut. Po të ishte fati në dorën tuaj do ishim në burg.

Vokshi: Do jeni të gjithë se keni abuzuar. Do shkoni.

Ndreca: Keni vrarë 28 veta në Gërdec, e 4 veta në bulevard, nuk bëni dot moral. Ne s’kemi vrarë njeri, ju keni varrë. Do ju lënë aty ku jeni shqiptarët.

Vokshi: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku, vrasje në masë, se mbuloni këta afera.

Vokshi: Ky komision është ngritur për të hetuar korrupsionin, ata që kanë abuzuar kanë bërë korrupsion s’mund ta drejtojnë. Do ta drejtojë opozita. Ti harrojë se do të lë vendin këtu.

Ndreca: Me forcë

Vokshi: Jo me ligj

Metaj: Talent i spikatur në shkulje mikrofoni, ke arritur kulmin e karrierës tënde politike sot

Vokshi: Vërë një kapele dhe dil në Lungomare

Metaj: Unë nuk mbaj kapele

Vokshi: Vërë një kapele dhe hajde

Ndreca: Do na lësh që të bëjmë mbledhje

Vokshi: Ky komision pa rregulla nuk vijon

Ndreca: Imagjino te kesh më shumë pushtet ti se ca bënë

Vokshi: Kur do të shkosh në SPAK prap?

Ndreca: Sa herë, sepse e kemi krijuar ne, ju e quani organizatë kriminale, ca morali keni ju

Vokshi: Prandaj se kanë lënë në duart e tua është për të luftuar korrupsionin jo për ta mbrojt. SPAK ku ca njerëz në burg, ka ca të tjerë që do shkojnë në burg. Se nis dot ti komisionin, unë të dera.

Ndreca: Kryetari do ta privatizojë, se privatizon dot se ka shumicë. Ka kryetare po ka dhe shumicë. Vendos shumica, dhe vendimi i shumicës i mbivendoset kryetarit.

Vokshi: Jeni bërë qesharakë, për të vënë duart në kokë. Të dalë dëshmitari të nisim mbledhjen. Mbledhja hapet siç e përcakton ligjin.

Ndreca: Zonjë do na lejosh të punojmë, kemi ardhur për të pyetur dëshmitarin. Kemi thirrur zotërinë për të dëshmuar. E kemi lënë aty pa i bërë asnjë pyetje. Me ca mendje keni ardhur, për ta prishur mbledhjen?

Vokshi: Mbledhja do hapet sipas procedurës. Kushtetuta dhe ligji nuk e kanë lënë në duart tuaja. Kishe vënë gardën te dera, se mendoje që do më pengonte. Nuk ta jap këtë kënaqësi të uzurposh këtë komision. Të dalë dëshmitari, s’ka nis mbledhja. Kur ta nis unë, nis mbledhja

Ndreca: Partia ime më thotë rri këtu, jo molotv petrit. Jo molotov dhe me djeg karriget siç dogje ti. Ne s’kemi djeg Kuvendin.

Vokshi: Neni 12, ta dëgjojnë pak këta, mbledhjet thirren, drejtohen nga kryetari, vetëm në mungesë i kalon nënkryetarit. Unë te dera t’i hap mbledhjen. Më vë gardën te dera, mendon se mund të hapësh mbledhjen kur të duash.

Ndreca: Nuk e di ku je ti, në 11 duhet të jesh këtu. Ti do të futësh të gjithë deputetët, kjo ka shkaktuar një vonesë.

Vokshi: Nuk do bëhesh kryetar, do hapet nga kryetari siç e ka neni 12.

Ndreca: Ne nuk ruajmë ku rri kryetari, duhet ët jetë në mbledhje në orën 11:00. Në momentin që nuk është në 11:00 nis mbledhja

Vokshi: Me lojëra kalamajsh nuk bëhesh dot kryetar

Ndreca: Vazhdo mbledhjen

Vokshi: Mbledhja nuk nis pa dalë dëshmitari. Do e nis unë mbledhjen

Ndreca: S’kemi ardhur për të bërë grusht.

Vokshi: Kjo mbledhje nuk ka nisur, unë te dera nuk e hap dot ti. Kjo mbledhje nuk hapet pa ardhur kryetarja.

Ilir Metaj: Asnjë kryetare e deformuar s’mund të marrë peng komisionin.

Klodiana Spahiu: Të shohim kalendarin, kemi 6 ditë që na mbeten për të mbyllur komisionin, që kemi marrë më tepër kohë.

Vokshi: Kështu do i bëni, s’i bëni dot kështu. Harrojeni o Klod, si do e bësh duke lënë deputetët përjashta. Kjo mbledhje do hapet siç duhet.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun