E Premtja e Zezë e Pashkës besimtarët bashkojnë dy epitafet në hyrje të pedonales së Beratit

 

Në prag të Pashkës Ortodokse e Premtja e Zezë është dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq. Riti i kalimit nën epitaf u krye në dy kisha njëra në katedralen e "Shën Dhimitrit "dhe tjetra në kishën e "Shën Spiridhonit" nw Berat.

Pas meshës dhe ndezjes së qiririt besimtarët marshuan drejt pedonales së qytetit. Ndërsa në të njëjtën kohë u nis edhe epitafi nga kisha "Shën Spiridhonit" për tu bashkuar në vendin e quajtur ulliri në lagjen muzeale "Mangalem".

Pas bashkimit të dy epitafeve u marshua në pedonalen e qytetit më pas u vijua secili grup në kisha të veçanta. Në kishën e "Shën Spiridhonit" u drejtua nga at Kristaqi dhe pjesa tjetër drejt Katedrales" Shën Dhimitrit" nga At Johan dhe at Petraqi. Me qirinj të ndezur në duar besimtarët shkojnë drejt shtëpive duke shpërndarë flakët si simbolin e dritës.

Në këtë ritual përveç besimtarëve ortodoks u bashkuan edhe qytetarë beratas por dhe turistë të cilët ndoqën me kureshtje këtë rit. Berati shquhet si një nga qytetet e harmonisë fetare ku shpesh festat fetare festohen nga gjithë qytetarët pavarësisht përkatësis fetare.


Lajmi kryesor:

Pashka Ortodokse/ Besimtarët në të gjithë vendin kremtojnë të Premten e Zezë! Qindra në 'Sheshin Skënderbej' marrin pjesë në procesionin e kalimit nën epitaf


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)