Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore si dhe vranësira të pakta hera – herës deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era me drejtim veri - verilindje shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.