E propozojnë klubet e futbollit
Fino kandidat për kreun e FSHF

E propozojnë klubet e futbollit<br />Fino kandidat për kreun e FSHF<br>
Disa klube futbolli kanë propozuar deputetin e PS, Bashkim Fino si kandidat për kreun e FSHF-së.

Burime për Report Tv thanë se Fino ka pranuar propozimin dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për President të FSHF-së. Propozimi i dërguar para pak minutash në FSHF. Më herët, shpalli zyrtarisht kandidimin për një mandat të pestë, presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka. Ndryshe nga Fino i cili është propozuar nga ekipet e futbollit, Duka ka marrë firmat e disa shoqatave fantazmë për të kërkuar edhe një mandat mbi 16 vitet e drejtimit të FSHF-së.

Nga 66 anëtarë të Asamblesë së FSHF-së që janë me të drejtë vote, 8 janë shoqata rajonale të futbollit amator që nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar. 

Pas shoqatave fantazma të futbollit rajonal, që kanë të drejtë të votës në Asamblenë e FSHF për të zgjedhur kreun e saj, del se Armand Duka ka edhe vota të tjera të sigurta nëpërmjet lidhjeve të tij të biznesit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton, që prej vitit 2009, si një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë që menaxhon “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut