E 'pushtuan' me shezlongë, çadra e karrige, lirohet plazhi në Qerret e Spille, tatimorët në prokurori (VIDEO)

KAVAJE-Policia vijon aksionin anti-informalitet duke liruar 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka proceduar 2 përfaqësues  subjektesh dhe ka kallëzuar zyrtarët e tatim taksave.

Hapësira e liruar është në Qerret dhe Spille. Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete  çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Përfaqësuesit e  subjekteve që janë kallëzuar janë; A.B  dhe E.H. Ata akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave",  "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe  "Pushtimi i tokës", pasi kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu policia e Kavajës  ka përcjellë dokumentet në prokurori edhe për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim  të  zyrtarëve të tatim taksave në  Bashkinë Kavajë (P. P., M. Sh. dhe Q. L.) të proceduar më parë gjatë operacionit "Plazh i Lirë"  të zhvilluar në Golem,  të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare, ndërsa deri tani janë liruar hapësira publike nga veriu në jug.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plazhisti: 11/08/2019 17:15

    Po ne Drimadhe kur do vini? Na mbyten pagesat per cadra e shezlonge e pa kupon...gjithandej....ska nje vend ku mos paguash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë