Klipi i fundit i këngëtares shqiptare me titull "Murda" bëri bujë kudo në mediat rozë për shkak të skenave erotike. Linda Halimi shfaqet duke shkëmbyer edhe puthje në buzë me një modele. E ftuar në “Wake Up” këngëtarja ka rrëfyer sikletin e këtij momenti.
“Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme, sepse teksa ne duhet të silleshim sikur ishim vetëm, pas kamerës ishin pesë persona të ndriçimit, grimierë, gjithë stafi që po punonte me në. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë. I vetmi problem dhe dallim: buzëkuqi. Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish,”- është shprehur Halimi.
Momenti i puthjes në klipin e Linda Halimit
Megjithatë Lindita tha se puthja me një femër nuk ishte shumë ndryshe nga ajo me një mashkull. Skena ishte ide e regjisorit, Chris Brann.
ju ka pelqyer.....
Përgjigju