Qëlluan Ardian Çapjan me snajper nga Kodër Krasta, zbulohet makina me të cilën u larguan atentatorët (FOTO)

TIRANE-ReportTv siguron foton e automjetit të dytë të përdorur nga atentatorët që plagosen më 8 qershor Ardian Çapajn në Elbasan. Pas plagosjes me snajper nga Kodër Krasta autorët pasi kanë djegur makinën e përdorur tip "Volkswagen Sharan" ku u gjet i djegur dhe snajperi me numër serie të fshirë kanë përdorur një tjetër automjet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga atentatorët është një "Volkswagen Golf" me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte në zonë ndërsa dyshohet se targat e përdorura kanë qenë të falsifikuara.

Kjo është një tjetër provë në duart e grupit hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve të atentatit. Ardian Çapja u qëllua me snajper nga Kodër Krasta, por i shpëtoi atentatit të tretë, pasi plumbi e kapi në shpatullën e majtë, shumë pranë zemrës. Deri tani nuk të arrestuar për atentatin, ndërsa pista e hetimit janë dosjet e vjetra për larsje hesapesh. 
1593079943_golfisot.jpg

Makina e përdorur nga autorët për t'u larguar pas atentatit

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento

Komente

  • Q.r: 25/06/2020 13:03

    Akoma dyshoni te targat ca lajmi per krye te faqes

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kosovë, rreth 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza