Vajza e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Tiffany po përjeton një lidhje dashurie mjaft serioze me një djalë shumë të pasur. Burime për “Pagesix” tregojnë se Tiffany Trump u njoh me Michael Boulos, në ishullin grek, Mykonos, teksa pushonin gjatë muajve të verës.

Boulos është djali e një familje multimiliardere në Nigeri, dhe dyshja e kaluan së bashku festën e Falenderimeve dhe se ai u prezantua me një pjesë të familjes së Presidentit.

“Tiffany është shumë e lumtur dhe po i mban gjërat me Michael nën kontroll. Ajo fillimisht e prezantoi partnerin e saj me familjen gjatë mbrëmjes së Falenderimeve. Ai është një djalë shumë inteligjent dhe vjen nga një familje e mirë,”- u shprehën burimet.

Nuk dihet ende se si mund të ketë reaguar Trump për lidhjen e të bijës por kujtojmë që teksa fliste për emigrantët Presidenti i SHBA-ve e quajti Nigerinë si një “vend m*ti”.