E rëndë,vetëvritet me armën e
të atit djali i ish-kryeministrit turk

E rëndë,vetëvritet me armën e<br />të atit djali i ish-kryeministrit turk<br>
Djali i ish-kryeministrit të Turqisë, Mesut Yilmaz, i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike. Mediat turke raportojnë se 38-vjeçari Yavuz Yilmaz ka kryer vetëvrasje, ndërsa është gjetur i mbuluar në gjak në banesën e tij.

Lajmi për vetëvrasjen e biznesmenit është konfirmuar nga autoritetet turke, të cilët sqarojnë se ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Beykoz të Stambollit. Raportohet se djali i madh i ish-kryeministrit është qëlluar me plumb në kokë me armën e të atit, ndërsa është vënë re nga shërbëtori i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, prindërit e viktimës, ish-kryeministri turk dhe bashkëshortja e tij, ndodheshin në një vizitë në SHBA, kur u njohën me lajmin e tmerrshëm. Ata janë kthyer menjëherë në Stamboll për t’i dhënë lamtumirën të birit, ndërsa nuk dihet ende kur do të zhvillohet ceremonia mortore. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh