VIDEO/ E rëndë, 3-vjeçari rrihet nga edukatoret në një çerdhe në Fushë-Kosovë! Policia merr në pyetje edukatoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret në një çerdhe shtetërore. Video është bërë publike nga familjari, Fatos Geci, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë në pyetje tri edukatoret të  cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj të miturit.

Pas pamjeve të rënda të publikuara nga familjari i djalit 3-vjeçar, Policia e Kosovës ka marrë në pyetje prindërit e të miturit dhe tre edukatorët, të cilat akuzohen për dhunë.

Po ashtu, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavi,  ka dënuar ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

Familjari i 3-vjeçarit, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë, ndërsa thotë se nipi i tij ka pësuar trauma të mëdha.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar ai sipër videos.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
U rrah nga edukatoret në Fushë Kosovë, publikohen pamjet nga dhuna e ushtruar mbi 3-vjeçarin

Familjarët e 3-vjeçarit, i cili u dhunua nga edukatoret e një çerdheje në Fushë Kosovë kanë publikuar fotografitë, ku duken shenjat e dhunës së ushtruar mbi djalin.

Në fotografitë e publikuara nga familjarët, shihet se duart e trevjeçarit janë me shenja të nxirash.

 

Ora 13:13
Dhunuan 3-vjeçarin, policia merr në pyetje edukatoret e çerdhes në Fushë Kosovë

1695109840_kosovedhune.jpg

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje tri edukatore të një çerdheje shtetërore në Fushë Kosovë, të cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një djali 3-vjeçar.

Dëshmi në polici ka dhënë edhe prindi i fëmijës.

Ora 11:34
Edukatoret dhunuan 3-vjeçarin, reagon ministrja e Arsimit në Kosovë: Do marrim masa të menjëhershme

Pas pamjeve të rënda ku një fëmijë vetëm 3 vjeç rrihet nga edukatorja në një çerdhe në Fushë Kosovë, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavi.

Ministrja dënon ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar. Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”-thuhet në reagimin e ministres.

 Videon e ka publikuar familjari Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima e dhunës është nipi i tij trevjeçar.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 19/09/2023 13:16

    Vetegjygjesi plak, ajo duhet. Ti marrin zvarre educatoret e demonizuara e tu japin nje dru te mire qe ta shohin. Edhe pastaj folim.

    Përgjigju
  • CaBone: 19/09/2023 10:22

    Ore me sa mend kta gra burra vejn dor te fmia huaj? Po fmia a ka prinder mer burri dheut? Magjino te dhunojn kta fmin tim? Ose shum si puna ime? Por vemjet dine se ku cfryen. Se te ishte njeri tjeter te jep dhembet ne dor me Pinca. Respekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja