E rëndë, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni në Fier, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni në Fier, dërgohet me urgjencë në spital

Spitali i Fierit

FIER- Një ngjarje e rende është shënuar këtë pasdite në Mbrostar Ura në Fier, ku një qen ka sulmuar një vajzë 10-vjeçare duke i lënë plagë në trup e gjymtyrë.

Vajza është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Fierit, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kafsha e rrezikshme është kapur dhe është vënë në izolim nga policia e shtetit, ajo bahskiakia dhe një veteriner.  Nisur nga kjo ngjarje e rëndë policia bashkiake në Fier dhe Drejtoria e Veterinarisë i kanë bërë thirrje të gjithë poseduesve të kafshëve shtëpiake, të marrin masa jo vetëm për izolimin e tyre po edhe për trajtimin e tyre me vaksina.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë