Elbasan- Pas ngjarjes së djeshme, ku një 38-vjeçare përplasi me makinë një çiklist dhe një nënë me dy fëmijët e saj, duke lënë të vdekur dy persona, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur po dje edhe në Elbasan.  

Shtetasi Indrit S., 25 vjeç, banues në fshatin Mengël, ka aksidentuar tre këmbësorë të identifikuar si K.V., 26 vjeç, M.Sh., 25 vjeçe si dhe një fëmijë A.V., 1 vjeçe,  të tre banues në lagjen "Skëndërbej" të Elbasanit.

Të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Elbasani, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.