Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë

Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë

Varka e mbytyr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, ku një varkë me vela e nisur nga Turqia me rreth 80 emigrantë afganë, iranianë dhe kurdë është mbytur.

Sipas “La Republicca”, 65 persona të cilët ndodheshin në bordin e kësaj varke janë zhdukur, ndërsa 1 grua ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Roccella Ionica. Po ashtu, deri më tani raportohet për 11 të mbijetuar, të cilët janë gjetur nga autoritetet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çfarë e bën edhe më të rëndë rastin është se varkë raportohen të kenë qenë të paktën 26 fëmijë, disa prej tyre foshnja,  të cilët janë në mesin e të zhdukurve.

Njëmbëdhjetë emigrantët - mes tyre 2 gra, njëra shtatzënë, u shpëtuan nga Roja Bregdetare italiane dhe u dërguan fillimisht në portin kalabrez të Roccella Jonica dhe më pas u akomoduan në një strukturë të Kryqit të Kuq.

Deri më tani dyshohet se shkak i mbytjes së varkës ka qenë një defekt në motorin e saj që ka degjeneruar në zjarr.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen