Një incident tragjik i ka marrë jetën 56 vjeçarit, Spase Milloshit mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot. 56 vjeçarit i ka plasur goma e një trajleri të tonazhit të rëndë të cilën po e frynte gomisterinë ku punonte. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se rrethi prej hekuri i gomës që 56 vjeçari po frynte është shkëputur dhe e ka goditur të ndjerin në kokë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve të këtij incidenti të rëndë, që i mori jeten 56-vjeçarit Spase Milloshi, ndërsa në lidhje me rastin pritet të nisë verifikimet edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë. Spase Milloshi me banim në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, punonte prej vitesh me të gjithë rregullat pranë kësaj gomisterie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:32
I plasi goma e kamionit ndërkohë që po e frynte, publikohet FOTO e 56 vjeçarit që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm

1672994178_spasemilloshi.JPG

Ky është 56 vjeçari, Spase Milloshi i cili ndërroi jetë tragjikisht mëngjesin e ditës së sotme kur i ka plasur goma që po frynte në servisin e tij.

Ora 09:20
EMRI/ Ndërroi jetë pasi i plasi goma e kamionit brenda në gomisterinë e tij, zbulohet identiteti i viktimës në Lezhë

1672993344_vendngjarje.JPG

Spase Milloshi është 56 vjeçari i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Milloshi po frynte gomën e një kamioni që kishte ndaluar në gomisterinë që ai e kishte në pronësi.