E rëndë në Britani/ Vdes 29 vjeçari shqiptar, u godit nga polici me pistoletë elektrike

E rëndë në Britani/ Vdes 29 vjeçari shqiptar, u godit nga polici me pistoletë elektrike

Viktima, Sali Byberi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe ku shqiptari Sali Byberi ka ndërruar jetë pasi u godit me një pistoletë elektrike nga një oficer policie. Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat britanike, ku bëhet me dije se Sali Byberi i cili menaxhonte një lavazh në Essex, ka sulmuar një prej oficerëve të policisë dhe ky i fundit ka përdorur ngarkesën e pistoletës elektrike ndaj tij duke e goditur shumë herë, gjë që ka rezultuar fatale për të.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 nëntorit, ku policia britanike u njoftua për trazira në lagjen ku ndodhej lavazhi që menaxhonte shqiptari. Pas pranisë së policisë për të zgjidhur përplasjet mes disa banorëve, Byberi ka goditur një prej oficerëve dhe ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë elektrike.

29 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.

“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.

Ndërsa partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.

Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sali Byberi dhe familjarë të tij

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alushi: 07/04/2023 21:32

    Kjo nuk eshte e drejte!

    Përgjigju
  • Morri: 18/12/2022 16:04

    Kjo eshte vrasje e paster raciste. Gjynah djali ne piken e moshes! R.I.P.

    Përgjigju
  • Gazi: 18/12/2022 08:13

    Mos e kruaj me policin o MALOK

    Përgjigju
  • Or tej: 18/12/2022 07:46

    Nuk te qellon polici kot or teeeejjjjjj

    Përgjigju
  • Halit: 18/12/2022 06:19

    Keta trimat kujtojne se jane ne Shqiperi qe tallen me policin. Te vjen keq per moshen por duhen mesuar keta qe shkojme jashte se zot vendi aty sjane keta por vendlite

    Përgjigju
  • Turi: 18/12/2022 00:11

    Nje person qe ka lavazh dhe punon ndershmerisht nuk besoj se sulmon nje oficer policie , por duke pare qe shteti Shqiptar nuk interesohet kurre per nenshtetasit e vet e policia britanike e mbush dosjen si i do qejfi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës