Një automjet luksoz tip ‘Benz’ i prodhimit të vitit 2022 i ka marrrë jetë një punonjësi të pastrim gjelbërimit në Bashkinë Durrës. Viktima i identifikuar si Bardhyl Beqiri ishte duke pastruar kazanët e qytetit kur u përplas nga makina te ‘Shkëmbi i Kavajës’.

I riu, i identifikuar si Braian Hoxha, i cili po udhëtonte me 2 vajza 20-vjeçare humbi kontrollin e makinës teksa lëvizte në rrugën dytësore Plepa-Kavajë. Makina që mbledh mbeturinat kishte ndaluar për të pastruar kazanët e plehrave, kur ‘Benzi’ ka marrë para punëtorin e pastrimit. Për pasojë, makina ka devijuar dhe ka përfunduar në garazhet e një hoteli anë rrugës dytësore. 

Gjithashtu nga përplasja janë plagosur edhe 2 pasagjeret e identifikuara si F.D. dhe L.P. në automjet me të riun. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit ndërsa shoferi u shoqërua në polici.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Aksidenti tragjik në Durrës/ Rruga dytësore në punime, VIDEO nga garazhi ku përfundoi Benzi luksoz

 

Dalin pamjet pas aksidentit tragjik në Durrës ku humbi jetën 50-vjecari Bardhyl Beqiri teksa ishte duke pastruar kazanët e plehrave kur u përplas nga Benzi luksoz. Aty duket se në rrugën dytësore ku humbi kontrollin e makinës ka ende punime ndërsa garazhi ku përfundoi makina duket se ka pësuar dëme.

Ora 08:56
DETAJE nga aksidenti tragjik në Durrës/ 18-vjeçari udhëtonte me Benz luksoz, përplasi punonjësin 50-vjeçar që po pastronte kazanët e plehrave

\

18-vjeçari Braian Hoxha që përplasi për vdekje 50-vjeçarin në Durrës po drejtonte një automjet luksoz tip ‘Benz’ kur humbi kontrollin në rrugën dytësore Plepa-Kavajë. Viktima po pastronte kazanët e plehrave kur i riu e mori përpara duke i shkaktuar vdekjen.