Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi një 19-vjeçare ka kallëzuar se ai ka abuzuar seksualisht me të, duke përdorur dhunë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se uniformat blu arrestuan në flagrancë 32-vjeçarin me iniciale F. O., pasi një 19-vjeçare ka kallëzuar se i arrestuari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij.

Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë kanabisi.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjërisht të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.