Tronditëse në Durrës/ Tre fëmijët vrasin dhe groposin të atin, arrestohen! 2 vëllezërit mbrojtën të motrën, donte ta fejonte pa dëshirë! Në hetim gruaja

Durres- Një ngjarje e makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. Pas asaj që ishte denoncur si zhdukje, fshihej një krim i rëndë brenda në familje. 49 vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollën e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt.

Policia e Durrësit zbardhi krimin e rëndë në familje duke çuar sot (23 shkurt 2024) në pranga përveç vajzës Hygerta dhe dy djemtë e tij, Hysenin 24 vjeç dhe Amarildon 21 vjeç. Ndërkohë nëna e tyre, Blerina Meta, 49 vjeç do të hetohet në gjëndje të lirë për fshehje krimi.

"Nga të gjitha provat proaktive e policore u arrit të gjendeshin provat e të arrestojnë në flagrancë Hysen Meta, dhe shtetasen H.M të dy fëmijët e viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Djali tjetër Amarildo, 21 vjeç ka ndihmuar  vëllanë dhe motrën në fshehjen e kufomës” deklaroi drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj pasditen e 23 shkurtit në një konferencë për median.

Motivi? Fejesa pa dëshirë
Policia flet për një krim të mirëmenduar dhe jo të çasit ku nga të gjitha veprimet që janë kryer rezulton se djali i familjes ka kryer qitjen, pra ka qenë ekzekutori i të atit, ndërsa 19 vjeçarja bashkëautori.

"Shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kanë deklaruar se motivi I vrasjes ka qenë konfliktet e vazhdueshme familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait për një periudhë kohe që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj" tha drejtori Hitaj.

Nga ekspertiza mjekoligjore është konstatuar se 49 vjeçari ka 4 plagë arme në trup. Policia thotë se "nuk kemi të bëjmë me një "konflikt i çastit por një ngjarje që të dy fëmijët e kanë menduar dhe kryer të dy së bashku'

Më pas trupi i viktimës është transportuar në kasollen e bagëtive ku dhe është varrosur. E ndërsa Hyseni dhe Hygerta kanë qenë bashkëautorë të vrasjes vëllai tjetër Amarildo ka fshehur kufomën dhe ka bërë varrimin pranë kasolles. 

13 ditë i varrosur në kasolle, Si ndodhi krimi?
Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, në një nga dhomat e banesës. Tre ditë  më pas, më 13 shkurt djali i madh, Hyseni ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Informacionet policore të siguruara në zonë bënë të dyshonin se nuk ishte humbje e rastësishme, pasi 49 vjeçari i cili punonte si roje në një varrezë makinash nuk ishte person që humbte lehtë kontaktet me familjen.
24 vjeçari i tha policisë se i ati ishte larguar me makinë nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Nga verifikimi i kamerave u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit. Më 17 shkurt makina u gjet e parkuar në aksin rrugor Shnënavlash-Sektor Rinia.
Më 22 shkurt trupi i pajetë u gjet i varrosur në kasolle. Kufoma u gjet e zhveshur dhe e mbështjellë me plastmas 

"Eshtë vërtetuar nga mjekësia ligjore pasi trupi kishte arritur në fazë dekompozimi se data e vrasjes është data 10 shkurt. Momenti kur është zhdukur personi është momenti kur është kryer vrasja" deklaroi drejtori i policisë.

Vajza merr përsipër krimin: Na dhunonte 

Policia fillimisht arrestoi të bijën 19 vjeçe,  studente e vitit të parë në Tiranë, e cila mori autorësinë për të larguar vëmendjen nga vëllezërit duke deklaruar se i ati i kishte dhunuar gjithë jetën dhe se donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant në Itali. 

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pasi e vrava e mbështolla me çarcaf, fasho e qese dhe groposa. Armën e hodha buzë detit”.- dëshmoi Hygerta Meta.

Por kjo dëshmi e 19 vjeçares nuk bindi hetuesit e Durrësit. E cila disa here mori në pyetje 4 anëtarët e familjes Meta, gruan, dy djemte Hysenin, Amarildon dhe vajzën e vogël, Hygerten.

"Nga të gjitha veprimet që janë kryer rezulton se djali i familjes ka kryer qitjen. Ka qenë ekzekutori. Dhe 19 vjeçarja ka qenë e përfshirë. Arsyeja ka qenë kjo dhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë pasur për shkak të fejesës”

Të premten pasdite të 23 shkurtit policia vuri në pranga 24 vjeçarin Hysen Meta dhe motrën e tij Hygerta për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare''. I vëllai Amarildo akuzohet për fshehje të kufomës ndërsa e ëma 49 vjeçare do hetohet në gjëndje të lirë për fshehje krimi.  .

Hetimet 
Hetimet e ndërmora nga Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit vijojnë. Policia thotë se ekzekutori e ka pranuar akuzën dhe secili ka shpjeguar rolin e tij dhe cfarë ka ndodhur. Ndërsa pistoleta model 54, me të cilën u krye vrasja u gjet pasditen e 23 shkurtit në një zonë moçalore në vendin e quajtur Vaskat në afërsi të banesës së tyre. Në banesë është gjetur dhe një predhë nga arma e krimit, si dhe tesha e veshje që janë përdorur për kryerjen e krimit.

Familja Meta me origjinë nga Kruja jetonte prej vitesh në Shënvlash të Durrësit, përbëhej nga çifti i bashkëshorteve dhe 4 fëmijë, vajza e madhe ishte e martuar. Viktima Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave.

*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Aldo Mustafa dhe Artur Korriku, Sokol Dema.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Vrau babain me armë zjarri në bashkëpunim me motrën dhe vëllain, Report Tv siguron foton e 25 vjeçarit Hysen Meta

1708724940_page.jpg

Foto: viktima Pëllumb Meta, djali i tij Hysen Meta (autori i vrasjes)

Report Tv ka siguruar foton e 25 vjeçarit Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babain e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij ,Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babain. Por orë më vonë, vetë 25 vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.

 

Ora 19:10
Durrës/ Report Tv siguron foton, ja ku e groposën tre fëmijët babanë e tyre: E vranë brenda shtëpisë dhe e varrosën në kasolle

Kjo është gropa ku u gropos Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij të cilët kishin thurur planin gjakftohtë për ta vrarë. Report Tv mëson gropa ishte hapur brenda kasolles së bagëtive.

Ora 18:25
Durrës/ Vrau babanë në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, Hysen Meta pranon krimin

Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe vëllai.

Ora 18:15
Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës, policia: E planifikuar! U qëllua nga djali i tij brenda banesës, vajza dhe vëllai tjetër ndihmuan për ta varrosur në oborr

 

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit për të cilën fillimisht u arrestua vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta. Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me tëcilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Ora 18:12
Vrasja e kryefamiljarit në Durrës, policia: Të arrestuar tre fëmijët, në hetim gruaja! Djali dhe vajza, bashkëautorë në krim! Fëmija i tretë i ndihmoi

2 janë autorët e vrasjes së Pëllumb Metës, sipas policisë. Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta, bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës Amarildo Meta, i cili i ka ndihmuar, thotë policia.

“Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim", njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.

Ora 17:42
Durrës/ Vajza vrau babanë, arrestohet edhe i vëllai, në 13 shkurt denoncoi të atin të humbur dhe i zhvendosi makinën

1708706814_1708689281134.jpg

Pas vajzës Hygerta Meta, për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta policia e Durrësit ka arrestuar edhe djalin e madh të të ndjerit Hysen Meta. Ky i fundit bëri denoncimin në polici për zhdukjen e të atit më 13 shkurt, si dhe transportoi makinën e të atit për në sektorin Rinia në plazh.

Ora 16:58
Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës nga vajza e tij, arma e krimit gjendet në kënetë pranë fshatit Shënavlash

1708686844_Sequence01.00022417.Still019.jpg

Foto: Pëllumb dhe Hygerta Meta dhe banesa ku ndodhi krimi. Në të djathtë Hygerta rikthehet tek skena e krimit 

Report Tv mëson se policia ka getur armën 'pistoletë' që dyshohet se 19 vjeçarha Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin Pëllumb Meta 50 vjeç.

Arma është gjetur në një kënetë pranë fshatit Shënavlash ku edhe ndodhi ngjarja. 

Ora 15:13
Vrau të atin me armë, 19 vjeçarja 3 orë dëshmi për mënyrën sesi kreu krimin! Merren në pyetje e ëma dhe vëllai, dyshohet se kanë fshehur vrasjen

1708697871_shenavlash.PNG

Foto:Banesa ku ndodhi krimi në Shënvlash, Durrës

Ka zgjatur rreth 3 orë dëshmia e 19 vjeçares Hygerta Meta mbi vrasjen me armë zjarri të babait të saj Pëllumb Meta, trupi i të cilit u gjet i varrosur në oborr. Policia e ka shoqëruar në shtëpinë e saj, ku autorja e dyshuar e ngjarjes ka rrëfyer me detaje sesi e ka kryer krimin. 

Ndërkohë Report Tv mëson se janë marrë në pyetje e ëma dhe vëllai  i 19 vjeçares, të cilët dyshohet se kanë fshehur vrasjen. Gjatë dëshmisë së tyre në polici, ato kanë mohuar të kenë ditur gjë rreth ngjarjes së rëndë.

Pas 3 orësh dëshmi, policia ka shoqëruar të renë sërish në ambientet e burgut.

Ora 13:30
Vrasja në Durrës, e dyshuar e gjithë familja, policia: 50-vjeçari u qëllua me 4 plumba

1708681901_durres.jpg

Foto: Pëllumb Meta dhe banesa ku ndodhi krimi

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë dhe si autore e ngjarjes është vënë në pranga vajza e tij Hygerta Meta.

Policia ka dyshime se në vrasje është përfshirë e gjithë familja, ndërsa vajza ka marrë përsipër autorësinë.

Pas përfundimit të ekspertizës policia thotë se viktima është qëlluar me 4 plumba 

Djali i madh Hyseni ka transportuar makinën për në sektorin Rinia në plazh, ndërsa po i nënshtrohet ekspertizës për gjurmë të mundshme. E gjithë familja ndodhet në komisariat dhe po merren në pyetje.

Ndërkohë dyert e ceremonisë mortore janë hapur në shtëpinë e vëllait të viktimës. 

Ora 13:15
'Jam e lumtur, nuk pendohem! Babai na torturonte' Detaje çfarë deklaroi studentja kur u rikthye në vendin e krimit: Kur vendosi të më martonte, erdhi fundi

 

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e 19 vjeçares Hygerta Meta kur policia e riktheu në vendin e krimit për të ndihmuar policinë për të zbardhur krimin e rëndë. Ajo ka thënë se i ati i torturonte dhe I kishte nxirë jetën të ëmës së saj.

Vendimi për ti dhënë fund kësaj dhune e kishte marrë në momentin kur ai ka kërkuar që të martohej pa e pyetur madje nuk ka treguar pendesë për krimin.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje.

Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë’ mësohet të ketë thënë

Hygerta më tej ka treguar dhe për ditën e vrasjes

“Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf, pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit” ka treguar më tej ajo, raporton gazetari Aldo Mustafa. 

Vajza ishte studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Ora 11:56
Vrasja në Durrës, Hygerta Meta rikthehet tek vendi ku vrau babanë (VIDEO)

19 vjeçarja Hygerta Meta e cila ka pranuar se ka vrarë të atin Pëllumb Meta është dërguar pranë banesës së saj me policë duket për të ndihmuar grupin hetimor me detaje mbi mënyrën si e ka kryer krimin dhe më varrosjen e trupit të të atit.

Ajo ka thënë se e ka vrarë të atin me armën pistoletë që 50 vjeçari e kishte pa leje por ende arma nuk është gjetur.

Ora 11:11
‘Ka qenë në prag fejese’, fqinji i 50-vjeçarit që u vra në Durrës: S’kemi dëgjuar të shtëna! S’ma merr mendja se ka vepruar vetëm

 

Fqinji i Pëllumb Metës, 50-vjeçari që u gjet i varrosur në oborrin e banesës dhe dyshohet se u vra nga e bija, ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asnjë të shtënë me armë zjarri.

Sipas tij ai ka qenë një njeri i urtë, ndërsa pohoi se vajza mund të ketë qenë në prag fejese në zonën e Ishmit. Fqinji tha se ishin familje fanatike. Fqinji hodhi dyshime se në vrasje mund të jetë përfshirë gjithë familja.

‘As zhurmën as ngatërresa familjare. Ka qenë i dashur. Nuk kemi dëgjuar asnjë të shtënë. Absolutisht asgjë. Mbas 3 ditësh. Ka qenë familjar i rregullt. Më e urtë në botë nëna nuk e bënte.

Më duket e paska pas një prag fejese në Ishëm me shkuesi. Ka ndërhyrë familja. Zona e këtyre e kanë traditën si katunar që janë me shkuesi me gjona kështu, jo që ta lejnë të lirë vajzën ta gjejë burrin vetëm. S’ma merr mendja se ka vepruar vetëm. Nuk është gjigande. Janë përfshirë. Se të hapet gropa 1m e gjysmë. Vllai është i habitur edhe vet. 60 m larg janë.

Se di nuk kam kontakte nuk kam pasur afrimitet. Me burrin po pija kafe çdo ditë. Nuk e di kur u zhduk. Janë familje fanatikësh. Nuk kemi shkuar. I bri ka bërë denoncim. Më tha me ka humbur baba i thash ‘shko pra denonco’.

Dyshimet janë tek familja, te tre fëmijët dhe te nëna. Të vrasësh burrin dhe mos ta dinë, është brenda familjes. Ka pas prona rehat ka qenë, jo i varfër. Nuk bëhet kjo gjë. Tokat i ka të babës.’- tha fqinji.

Ora 10:59
Ja vendi ku 19-vjeçarja varrosi babanë pasi e vrau në Shënvlash të Durrësit

 

Report Tv sjell pamjet nga vendi ku 19-vjeçarja Hygerta Meta varroi të atin Pëllumb Meta pasi e vrau me armë zjarri, sepse sipas saj po e detyronte që të fejohej pa dëshirën e saj.

E reja dyshohet se e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur babin në oborrin e banesës në një tokë që siç duket është e punuar.

Ora 10:44
19-vjeçarja vrau babanë, dyshime se nuk veproi e vetme! Viktima u gjet i zhveshur dhe i mbështjellë me plastmas, peshonte 90 kg

1708679644_duures.jpg

Foto: Pëllumb dhe Hygerta Meta dhe banesa ku ndodhi krimi

Report Tv sjell detaje të tjera nga vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, ku e bija ka deklaruar në polici se ajo e ka kryer krimin. Grupi hetimor ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në krim si rezultat i disa rrethanave.

50-vjeçari peshonte rreth 90 kg dhe transporti i një trupi të vdekur me këtë peshë nga vajza duket disi i pamundur. Burri është gjetur i zhveshur, ishte mbështjellë me plastmas dhe ishte varrosur 1,5 m thellë çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza e vetme.

Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndërsa edhe pretendimi i vajzës se krimin e ka kryer se donte ta fejonte babai, për grupin hetimor është disi i dyshimtë. Ata po hetojnë intensivisht për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë makina e viktimës, që është gjetur në sektorin Rinia, që çoi në zbardhjen e ngjarjes. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që e nxorën zbuluar vajzën.

Ajo pretendonte që babai ishte larguar me makinë një ditë më parë se të bëhej denoncimi. Ndërkohë makina është regjistruar nga kamerat një ditë më pas teksa shkonte drejt Sektorit Rinia. Ka qenë vajza që ka çuar makinën në sektorin Rinia në tentativë për të fshehur makinën. Pas këtyre detajeve ajo ka pranuar krimin.

Ora 10:30
Zbardhet dëshmia e gruas së Pëllumb Metës: Çdo gjë që thoshte ai bëhej, ndryshe të dhunonte

1708679644_duures.jpg

Foto: Pëllumb dhe Hygerta Meta dhe banesa ku ndodhi krimi

Është zbardhur dëshmia e gruas së Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra nga vajza e tij dhe u varros në oborrin e shtëpisë, pasi sipas saj do ta detyronte të fejohej me dikë që se donte.

Gruaja ka deklaruar në polici se çdo gjë që ai thoshte bëhej se përndryshe bëhej i dhunshëm.

‘Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm.’- ka deklaruar ajo.

Ora 10:25
Zbardhet dëshmia e studentes që vrau të atin: Donte të më fejonte me një emigrant në Itali! Djali nuk ishte në nivelin tim

1708679152_duures.jpg

Zbulohet dëshmia e 19 vjeçares e cila u arrestua pasi ka pranuar se ka vrarë të atin.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava” mësohet të ketë thënë  Hygerta Metanë polici, informon gazetari Aldo Mustafa.

Vajza ishte studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Ora 10:22
Vrasja në Durrës, krushku i viktimës: Pëllumbi ishte ‘zotni burrë’, vajza s’ishte në gjendje të vriste një pulë

 

Krushku i Pellumb Metës, 50-vjeçarit i cili u gjet i varrosur në oborrin e banesës në Shënvlash të Durrësit, dhe se dyshohet se u vra nga e bija Hygerta Meta, thotë se e njeh mikun e tij si një zotni burrë.

I pyetur në lidhje me rrethanat e krimit, krushku, tha se vajza e 19-vjeçare nuk ishte në gjendje që të ‘vriste një pulë’.

‘Nuk di asgjë. Absolutisht asnjë informacion. Plumbi ka qenë zotni burrë. Nga fshati Shënmëri i Krujës, kanw disa vite këtu. Ka pasur një familje të mirë vetë ka qenë shumë i mirë. Ai punonte roje te Varrezat e Makinave.

Unë jam krushku, ka dy çuna dy vajza. Një nga vajzat e ka djali im. Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur ansjëlloj dyshimi për konfliktet që ka në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë. U interesuam pyesnim nëse është gjetur. Më vonë kemi marrë vesh se është gjetur makina te Parku Rinia. Ndërsa sot na njoftuan se është gjetur.

Nuk dua të futem në këto çështje familjare. Ajo vajza nuk mbyt dot një pulë jo një njeri. Më gjatë se si e ka pranuar ajo nuk di si të them. Vajza shumë e mirë studente e respektuar. Nuk të shkon mendja fare që ta bëjë këtë veprim.

Nuk kam informacion se do fejohej. Nuk kemi asnjë lloj informacioni që vajza do të fejohej. Ka ndodhur ja kanë lënë vajzës ndoshta. Këto janw pyetje që nuk më takojnë. Nuk krijoj iluzione se me kë e ka bërë e di shteti.’- tha krushku i familjes.

Ora 10:21
Durrës/ 19-vjeçarja vrau babanë, dyshohet se u ndihmua nga vëllai i madh

 

Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau me armë zjarri babanë e saj Pëllumb Meta.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshohet se e reja është ndihmuar edhe nga vëllai i saj i madh. Pra, dyshohet se motër e vëlla janë bashkëpunëtor në vrasjen e të atit.

Do jenë hetimet që do të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes.

Ora 10:08
19-vjeçarja që vrau babanë studente, e qëlloi me pistoletën pa leje që mbante i ati (Dyshimet)

1708679313_durres.jpg

Foto: Hygerta dhe Pëllumb Meta

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë me armë zjarri babain e saj Pëllumb Meta.

19-vjeçarja ishte studente në Tiranë për Gjuhët e Huaja, ka marrë përsipër autorësinë e krimit, ndër to dhe dërgimin e automjetit të babait në zonën e plazhit.

Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës që e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gëzhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e sektor Rinia. Viktima i ati punonte si roje.

Policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19-vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.

Ora 10:00
Vrasja në Durrës/ FOTO e 19 vjeçares studente dhe babait të vrarë

1708679152_duures.jpg

Shqiptarja.com siguron foton e viktimës dhe 19 vjeçares e cila akuzohet se vrau të atin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës. Studentja ka vrarë me armë zjarri babanë e saj në kasollen e lopës dhe e ka varrosur në oborr.

Viktima është Pëllumb Meta, ndërsa vajza e arrestuar është Hygerta Meta.

Dyshohet se ajo ka bashkëpunuar me persona të tjerë

Ora 09:57
19-vjeçarja vrau të atin, të afërmit: Të tronditur, nuk dinim asgjë! E morëm vesh lajmin nga televizori

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë të atin dhe e ka varrosur me pas në oborrin e banesës. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërsa vetë vajza ka deklaruar në Polici se e ka vrarë të atin, pasi ai e detyronte që të fejohej pa dëshirë.

Familjarët thonë se janë shumë të tronditur dhe se nuk dinin asgjë.

“Nuk di asgjë. Shumë i tronditur. Është traditë e shqiptarit njoftojmë njëri tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di si e ka bërë”, tha një familjar.

"Ne e kemi marrë lajmin nëpërmjet televizorit", tha një tjetër i afërm. 

Ora 09:48
19-vjeçarja vrau babanë, drejtori i Policisë së Durrësit mbërrin në vendin e ngjarjes

 

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka mbërritur në vendin e krimit në Durrës, në banesën ku 19-vjeçarja ka vrarë bababë.

Në foton që sjell Report Tv dallohet edhe momenti kur Hitaj mbërrin në vendin e ngjarjes.

Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur prej 10 ditësh në kasollen e lopës.

Policia ka dyshime se e reja Hygerta Meta nuk ka vepruar e vetme, por është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Grupi hetimor nën drejtimin e drejtorit Hitaj po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora 09:39
19-vjeçarja vrau babanë, Report Tv sjell pamjet nga banesa në Durrës! Policia në vendngjarje

Report Tv sjell pamjet nga banesa në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau me armë zjarri babanë e saj 50-vjeçar. E reja pasi e ka vrarë babanë e ka lidhur, mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur në oborr.

Siç shihet edhe në këto pamje, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ora 09:23
19-vjeçarja vrau babanë, policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë! Arma s'është gjetur ende

 

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Durrës pasi një 19-vjeçare, Hygerta Meta është arrestuar dhe dyshohet se ka vrarë babanë e saj Pëllumb Meta, të cilin më pas e ka varrosur në oborr.

Ndërkohë policia ka shumë pikëpyetje për të vërtetën e kësaj ngjarje, pasi arma e krimit ende nuk është gjetur.

Dyshimet janë se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në krim kjo duke u nisur nga dinamika e ngjarjes e cila ende ka pika të dyshimta.

Vajza ka thënë se ka qenë ajo që e ka çuar makinën e babait në sektorin Rinia.

Ora 09:22
DETAJET/ Si e vrau vajza babanë në Durrës! E lidhi, e mbështolli me batanije dhe e varrosi në oborr

1708677133_policia.PNG

Foto: Banesa në Shënvlash ku ndodhi vrasja 

Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja në Durrës, ku 19-vjeçarja vrau me armë zjarri të atin Pëllumb Meta. Ky i fundi punonte roje në tregun e makinave, ndërsa vajza ishte studente në shkollë të lartë.

Hetimet për gjetjen e 50-vjeçarit kanë nisur pasi kallëzimit të djalit se babai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer policia u vu në lëvizje.

Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt, gjatë hetimeve agjentët gjetën makinën e tij në sektorin Rinia të braktisur. Këtu nisën dhe dyshimet e para për fatin e burrit.

Disa familjarë janë marrë në pyetje, deri kur vajza ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka deklaruar se e ka vrarë të atin në kasollen e lopës, e kishte lidhur, mbështjellë me batanije dhe varrosur në oborr.

Ka qenë 19-vjeçarja Hygerta Meta që ja tregoi policisë vendin se ku gjendej babai i vdekur.

Familja përbëhet nga 2 prindërit, 4 fëmijë prej të cilëve 2 djem dhe 2 vajza. Njëra vajzë e martuar.

"Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.    Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj. Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.      

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.  Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.   

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tmerr: 24/02/2024 14:04

    Qe te harrin femijet deri ne kete krim te tmerrshem ka ndodhur dicka akoma me e tmerrshme.Ngjarje te tilla pak a shume po degjojme perdite burra kafshe qe sillen me grate si bishaqe sillen ne familje si nazist. Vertet eshte krim por gjithe ata burra qe jane ne burgje per dhune ne familje mos ua ka borxh shoqeria te paguaj te jetojne me taksat tona dhe te tjere e te tjere. Kane gjetur tani shkojne ne burg ca vite dhe dalin pastaj si zoterinj .

    Përgjigju
  • Scutari: 24/02/2024 07:07

    Mbase babai ka qenë një monstër dhe e ka merituar plumbin! Nuk shitet vajza në 2024 sikur të ishte një lopë! Asnjë nuk e di se çfarë ka ndodhur përveç atyre që ndoshta po i kryqëzojmë pa të drejtë! Nuk është e nevojshme të shuash një familje për një vrasje dhe ta trumbetosh zbulimin si sukses i madh!! Kjo drejtësi kur gjen fakira i shkel me këmbë ndërsa ata që zgjidhin qesen i'a hedhin pa u lagur.

    Përgjigju
    • E verteta: 24/02/2024 09:00

      Qe kur thua e meritonte plumbin je me monster se keta te famuljes Adams.

  • tini: 24/02/2024 06:26

    nuk vritet babai,,ai ju ka bere koken,,ju ka rritur,,edhe neve kemi henger ndonje shpulle nga babai e nena kur kemi qene te vegjel,,,mosni mor,, prinderit ti mbani ne pellembe te dores,,se ata vetem te miren e femijeve duan...ku do e gjesh babane tani,,,shkolla duhet te fuse edukaten morale,,,ka qene lende para 1990.....

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2024 01:45

    Ne bote ndodhin shpesh gjera te tilla.Qe te mund te ishte arrogant e te keqtrajtonte familjen,eshte e mundeshme,po keshtu edhe per ceshtjen e fejeses me shkesi,gjykuar nga mendesite e vendit te origjines nga ka ardhur dhe nga mendesia patriarkaliste qe sundon ne disa zona te Shqiperise. Ajo qe me duket kontradiktore eshte mosha e viktimes,49-50 vjec.Pak si i ri per t'u brumosur me idene qe te femijet duhej zbatuar zakoni i fejeses me shkesi edhe po te ishte nga Kruja!!

    Përgjigju
  • Bbbbb: 24/02/2024 00:20

    Hallall si Nora e kelmendit po mir ha beri shkerdhates burra plera opera pellazg shpreaoj ti japin te drejtb mdaj ketyre barbarbarve

    Përgjigju
  • Dikush: 23/02/2024 23:50

    Si do te jet babai . Ai te rriti te edukoj punon roje per te mos ju munguar gje juve , po degjenerimi sboqerisr ska fund . Si mor vritet babai a jeni ne terezi . Ju lutem kush ka te tilla mendje te ndaloj. Me vjen keq qe ka ndodhur . Turp tju vij vrate goxha burre fundja te miren ju ka dashur . Te dilni te zotet ne jete . Respekt per punen e policise durresit.

    Përgjigju
    • Taku: 24/02/2024 09:59

      E paska eduku mire......!!!

  • E verteta: 23/02/2024 23:03

    Niveli O dhe grada ZH si nga ana njerezore ashtu dhe kulturore. Nuk ka asnje shanc mos jene shtyre nga nena. Meritojne te perjetshmin dhe 35 vite te gjithe. Arsyeja nuk eshte kjo qe thone, duhet te zbulohet motivi. As kafshe nuk ju thua dot ketyre.

    Përgjigju
  • lani: 23/02/2024 21:08

    me te vertete babai ka gabuar ,,,qe donte ta fejonte pa deshire,,por nuk vritet babai per kete gje..mund te bisedohej me xhaxhallaret apo dajat dhe zgjidhej kjo pune...

    Përgjigju
  • Trimi: 23/02/2024 17:40

    A te lumte ajo dore moj burrneshe!

    Përgjigju
  • alda: 23/02/2024 17:20

    asgje nuk e justifikon veprimin e vajzes te vrasesh babain tend ti si njeri ke prekur fundin ai njeri sido qe te jete te lindi te rriti ty dhe vellezrit dhe motren tende po te thuash vrava babin se ishte autoritar dhe donte te me fejonte diku kjo vajze po genjen ketu dhe fakti qe kjo po merr persiper krimin eshte e dukshme sepse vetem kjo ska shance ta kryej se nuk eshte herkule turp per kete vajze uroj ne burg te kalbesh dhe as hasmi mos e paste nje vajze si ty je fiks si ai gjarperi qe e merr e rrit dhe pastaj te kafshon doren neveri per kete vajze tani kalbu ne burg shpifsire

    Përgjigju
  • Alban: 23/02/2024 15:15

    te lutem lexues, me shpjegoni pak si shpjegohet qe e gjithe familja te behet kunder dhe te mbuloje vrasjen. mbase gaboj dhe zdua te gjykoj te vdekurin qe ju falte shpirti, po kur eshte familja e gjithe me vrasesin ka dicka shume te madhe dhe te shemtuar qe mund te kete ndodhur ne ate shtepi

    Përgjigju
    • A...Zh: 23/02/2024 19:14

      Te mos supozojme e fantazojme, por te presim perfundimin e hetimeve.

  • Zbulohet kollaj: 23/02/2024 14:43

    Me tabulate telefonike zberthim telefoni

    Përgjigju
  • Gimçe: 23/02/2024 14:09

    Bëri gjithë këtë dhe gjë sfitoj, thjeshtë do plaket ne burg.

    Përgjigju
  • Gimi: 23/02/2024 13:43

    Ku e gjeti kjo armën me silenciator që nuk bën zhurmë që nuk dëgjuan fqinjët? Ose don me shpëtue dashnorin duke marr përsipër krimin? Se vet se ka bër

    Përgjigju
  • Gregor: 23/02/2024 13:33

    Big like Policia e Durresit! Bravo! Taulant zgjidhe qesen e jepu ndonje shperblim cunave se e paskan qare zanatin e qenkan lodhur 2 jave derisa e kane zbuluar krimin e ndodhur.

    Përgjigju
  • jetnor: 23/02/2024 13:11

    Cfar te thuash cmenduri,injorance ,kafsheri,primitive gen i ndyre aq me teper kur eshte femer..

    Përgjigju
    • Xito: 23/02/2024 14:03

      Ndoshta babai nuk pranonte martesën e saj me ndonjë gangster që ka shku për t'u sqaru me armë.

  • Dashnori: 23/02/2024 10:26

    Gjeni dashnorin ose analiza psiqike vajzës

    Përgjigju
    • I dashuri: 23/02/2024 13:34

      Ndoshta ai ka shku tek shtëpia

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi