DURRËS- Debate të vazhdueshme prej disa javësh kanë bërë që Nasije Stafa të plagosë burrin e saj në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve të Report Tv, Ahmet Stafa dhe gruaja e tij, Nasije Stafa prej disa javësh debate të vazhdueshme, ngjarja ka agravuar më tepër se në tone në përplasje fizike me mjete të forta mes njëri-tjetrit.

74-vjeçarja Nasije Stafa dhe 78 vjeçari Ahmet Stafa jetonin të dy në një banesë dhe prej kohësh mes tyre kishte konflikte. 

Burime për Report Tv bëjnë më dije se shkak i sherrit është bërë puna e legalizimit të hyrjes së pallatit, pasi pallati ku banojnë nuk është legalizuar.

Pronari që e ka ndërtuar ka ndërruar jetë dhe banorët nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërsa prej ditësh grinden me njëri-tjetrin, pas ditur se ku qëndron problemi tek përgjegjësia e njërit apo tjetrit.

Mësohet se akutualisht Ahmet Stafa dhe e moshuara janë jashtë rreziku për jetën dhe po marrin kujdesin mjekësor përkatës.