Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku këngëtari i polifonisë, Siri Runaj, 60 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të shtatë të pallatit ku jetonte dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 në lagjen “Konferenca e Pezës”, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Runaj, me profesion infermier, ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse punës si infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.
Në rrjetet sociale 60-vjeçari vazhdimisht ka shpërndarë foto teksa ishte pjesë në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

Viktima Sira Runaj
-
Ngushllime familjes. Po si infermier qe ishte do kishte me siguri njohje medicinale por mundet te kete humbur ekuilibrin dhe masa trupore e hedhe nga balkoni ne toke( Kinestetika). Gjynaf me vie nga kjo vdekje aksidentale,me zerin e embel do argetonte adhuruesit e polifonise qe eshte vlere kulturore e nivelit te larte muzikore.
Përgjigju










Komente
Komento