SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Iballë në Fushë Arrëz. Një 6-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Iballës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, ndërsa dyshohet se i mituri ka rrëshqitur aksidentalisht në rezervuar dhe fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetojë.
Në njoftimin e ndarë nga policia, thuhet se familjarët kanë arritur ta nxjerrin 6-vjeçarin nga uji, i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht i mituri nuk ia doli dot të mbijetojë.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Policia ka dhënë njoftim për mbytjen e të miturit në rezervuarin e Iballës. Policia thotë se 6-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht. Familjarët e kanë nxjerrë nga uji i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht i mituri nuk ka mbijetuar.
"Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.