Fushë-Krujë, burri vret me thikë gruan e tij 45-vjeçare brenda në makinë! Më pas tenton të vrasë veten, dërgohet te Trauma në gjendje kritike! Prindër të 2 djemve, jetonin në Tiranë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur vetëm para pak minutave në zonën e Bubqit në Fush-Krujë. Një 51-vjeçar, Artan Ismalaja ka vrarë me thike gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Pasi bashkëshortja e tij është ka ndërruar jetë, Ismalaja më pas ka tentuar të vetëvirtet duke e goditur veten me thikë në qafë. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. 

51-vjeçari i ka shkaktuar shumë plagë bashkëshortes, sidomos në qafë duke i shkaktuar hemorragji të madhe.  

1625487186_1625482460KlaritaIsmalaja3.jpg

Viktima Klarita Ismalaja

 

"Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip "Ford" në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.   Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Çifti që ishin prindër të dy djemve, ku më i madhi është 23-vjeç, jetonin prej vitesh në Tiranë. 51-vjeçari, Artan Ismalaja është me profesion kameraman dhe ka një biznes pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet. 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
FOTO/ Kjo është 45-vjeçarja që sot u ekzekutua nga bashkëshorti në Bubq

1625482460_KlaritaIsmalaja3.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Klarita Ismalaja, 45-vjeçe që sot u vra nga bashkëshorti i saj, 51-vjeçari, Artan Ismalaja.

Ora 12:04
Vrau gruan me thikë e më pas plagosi rëndë veten, çifti jetonte prej vitesh në Tiranë! Kishin një biznes në kryeqytet

 

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e Fushë-Krujës ku një 51-vjeçar vrau gruan e tij brenda në makinë.

Artani me profesion kameraman, ka një dyqan në Tiranë përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.  Prej vitesh çifti jetonte në Tiranë.  Janë ende të paqarta sesi ai ka hyrë brenda rrethimit të objektit ku është gjetur automjeti i tyre pasi i gjithë objekti është i rrethuar me avlli betoni...

Sipas policisë çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekue një kamion i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët pasi magazina është stallë lopësh Të paqarta motivet pasi policia e Krujë deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte Tiranë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja