E rëndë në Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur

E rëndë në Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur

Foto nga vendi i ngjarjes

Gjermani-Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani. Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.

Raportohet se krimi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (4 nëntor) në qytetin e Dortmundit.

Viktima, një 30-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.

Fëmijët e çiftit, përkatësisht të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes. Pasi e panë nënën e tyre të gjakosur ata kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët, por fatkeqësisht gruaja nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra të shkaktuar nga goditjet me thikë.

Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Würzburg.

Burri i cili njihej për dhunën e vazhdueshme që ka ushtruar ndaj viktimës po hetohet për vrasje me dashje.

Sipas Bild gruaja ishte zhvendosur në apartamentin e ri në North Rhine-Ëestphalia në fund të tetorit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 725 milionë dollarë

Lufta në Ukrainë/ SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 725 milionë dollarë