GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Valare-Gjirokastër ku një i mitur vetëm 12-vjeç,i identifikuar si Emirjano Isufi ka humbur jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga Erkton Dinaj, 24-vjeç.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:50 pranë shkollës së Lunxhërisë ku 24-vjeçari teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, me shpejtësi jashtë normave të lejuara përplasi të miturin i cili ishte duke ecur, i cili nodhej bashkë dhe me dy mitur të tjerë, goditja ka qenë fatale për 12-vjeçarin i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të miturit e tjerë fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.
Viktima ishte banor i fshatit Valare, ndërsa vdekja e tij është përjetuar keq nga familjarët e tij, një familje në vështirësi ekonomike. Mësohet se ata fillimisht janë informuar se 12-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe jo se kishte humbur jetën, ndërsa kur kanë mësuar të vërtetën janë tronditur.
Efektivi i Policisë Kufitare Dinaj ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë, jashtë normave të lejuara në zonë dhe nuk ishte në orarin e punës, ndërsa është shoqëruar në komisariat dhe për çështjen është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.