Një shqiptar humbi jetën në paraburgimin e Departamentit të Policisë në Kalkidë informon media greke.
Sipas medias eviathema, burri me origjinë shqiptare është gjetur nga efektivët e policisë i varur me çarçaf brenda qelisë.
Viktima u dërgua në spital ku mjekët konstatuan vdekjen.
Një grup hetimor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes shkruan media greke.
Komento
Komente

Ku eshte shteti shqiptar Ku eshte ambasada shqiptare per mbrojtjen e qytetareve te vete Cfar thot ambasadorja greke per kete vdekje be burg
Përgjigju