Një shqiptar humbi  jetën në paraburgimin e Departamentit të Policisë në Kalkidë informon media greke.

Sipas medias eviathema, burri me origjinë shqiptare është gjetur nga efektivët e policisë i varur me çarçaf brenda qelisë.

Viktima u dërgua në spital ku mjekët konstatuan vdekjen. 

Një grup hetimor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes shkruan media greke.