ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar, Hekuran Cumani, u vra me thikë në parkingun e departamentit të Matematikës dhe Informatikës të Universitetit të Perugias në Itali. Hekurani u godit me thikë në gjoks në orën 4:30 të mëngjesit në parkingun në Via Luigi Vanvitelli, ku ishte raportuar një sherr mes një grupi personash. Patrulla e policisë, kishte kontaktuar shërbimet e urgjencës mjekësore, ndërsa ishte drejtuar për në vendin e ngjarjes. Kur ekipi i urgjencës mbërriti në parkimin ku kishte ndodhur ngjarja, i riu ishte i pajetë. Prokuroria e Perugias ka nisur hetimet dhe sipas të dhënave fillestare, shqiptari është vrarë pas një sherri për motive banale, nga një i ri, aktualisht i paidentifikuar. 

Policia italiane po punon për të rindërtuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e vrasjes. Hetuesit dyshojnë se motivi mund të jetë hakmarrja, pasi një sherri që i riu mund të jetë përfshirë me autorin në lokal gjatë mbrëmjes, pranë universitetit. Pas sherrit me një grup të rinjsh, ai dyshohet se e ka ofenduar dhe më pas i riu është hakmarrë duke e vrarë me thikë.

I riu ishte me origjinë italo-shqiptare, por jetonte në Fabriano, në rajonin e Markes. Ai u godit me thikë në gjoks dhe fyt, plagë që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Sipas provave dhe dëshmive të mbledhura deri më tani, disa persona janë marrë në pyetje në komisariat. Autoritetet italiane dyshojnë se në vrasje janë përfshirë disa persona dhe ka ndodhur pas një sherri mes dy grupe të rinjsh.

Si ndodhi ngjarja?

I riu kishte shkuar në Perugia së bashku me disa miq për të kaluar mbrëmjen. Grupi i tij u takua me një tjetër grup të rinjsh, me të cilët nisi një debat. Nga fjalët, situata degjeneroi në konflikt fizik, që përfundoi me goditjen fatale me thikë.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë miqtë e viktimës që ishin të pranishëm në momentin e sulmit. Pas një nate të kaluar nëpër lokale me shokët, 23-vjeçari e përfundoi “turneun” e tij në Perugia pikërisht te “110 Caffè”, ku ndodhi vrasja.

Kush ishte Hekuran Cumani?

Sipas miqve dhe të njohurve, Hekuran Cumani ishte “një djalë i mirë”, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Ata e përshkruajnë si një djalë sportiv, që e donte palestrën dhe kujdesej shumë për trupin e tij. “Ishte një mik i madh, me zemër të artë, që e donte familjen dhe kafshët”, tregojnë ata që e njihnin nga afër.

Kryetari i bashkisë, këshilli bashkiak dhe Këshilli Bashkiak i Peruxhias shprehin hidhërimin e tyre më të thellë për vdekjen e të riut.

“Lajmi na ka tronditur të gjithëve, si individë dhe si institucione. Ne qëndrojmë me familjen dhe miqtë e tij, të cilët po përjetojnë pikëllim të padurueshëm sot, me dashuri dhe respekt. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në një mënyrë kaq tragjike. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që prek thellësisht komunitetin tonë” ”, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët.

Kushëriri i tij e përshkroi Hekuran Cumanin si një "djalë të qetë me zemër të artë, i cili nuk kërkoi kurrë telashe". Sipas të afërmit, 23-vjeçari shpesh kalonte mbrëmjet e tij me miqtë, në Perugia, 59 kilometra larg,. "Shkonin për t'u argëtuar. Ai gjithmonë frekuentonte Perugian, por nuk ndodhi kurrë asgjë, sepse nuk ishte nga ata që kërkonte telashe", shtoi kushëriri i tij. Sipas djalit, është e mundur që Cumani të ketë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga klubi “100Dieci” në Via Alessandro Pascoli, pak metra larg vendit ku u gjet trupi i tij, të premten në mbrëmje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
‘Një djalë me zemër të artë që nuk kërkonte kurrë telashe’, kush ishte Hekuran Cumani, shqiptari që u vra në Itali

Shqiptari i vrarë, Hekuran Cumani

Një pasion për palestrën, tatuazhet, punën sezonale në Senigallia, gjatë verës dhe mbrëmjet në Perugia me miqtë. Kushëriri i tij, i kontaktuar nga Umbria24, e përshkroi Hekuran Cumanin, 23 vjeçarin shqiptar, të vrarë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Itali, si një "djalë të qetë me zemër të artë, i cili nuk kërkoi kurrë telashe".

"Një person vërtet i mirë, i cili nuk shkaktoi kurrë probleme dhe gjithmonë shihte punët e veta", tregon kushëriri i tij, pothuajse në të njëjtën moshë dhe gjithashtu banor i Fabrianos, një lokalitet i vogël me 28 mijë banorë, në zonën e Ankonës. Sipas të afërmit, 23-vjeçari shpesh kalonte mbrëmjet e tij me miqtë, në Perugia, 59 kilometra larg,. "Shkonin për t'u argëtuar. Ai gjithmonë frekuentonte Perugian, por nuk ndodhi kurrë asgjë, sepse nuk ishte nga ata që kërkonte telashe", shtoi kushëriri i tij. Sipas djalit, është e mundur që Cumani të ketë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga klubi “100Dieci” në Via Alessandro Pascoli, pak metra larg vendit ku u gjet trupi i tij, të premten në mbrëmje.

Hekurani, nuk kishte një punë të qëndrueshme për momentin, por punonte në një restorant familjar në Senigallia gjatë sezonit turistik. Viktima jetonte në Fabriano me familjen e tij dhe bënte punë të rastësishme atje gjatë dimrit. Kushëriri tha se Hekurani ishte i apasionuar pas sporteve, veçanërisht pas palestrës, dhe se i pëlqenin shumë tatuazhet.