Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Savona të Italisë mbrëmjen e djeshme ku një 28 vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga një person.

Viktima është Danjela Neza ndërsa autori i ngjarjes është 27 vjeçari Sefayou Sow i cili ka marrë në telefon policinë pas ngjarjes duke i njoftuar për krimin e rëndë që kishte kryer. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës në vendngjarje, e reja shqiptare nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë.

“Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”, tha ai.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre. Ai tha se pas debatit që  përfundoi në përfundimin e lidhjes së tyre dhe ofendime ka marrë armën nga bagazhi i makinës së tij dhe e ka qëlluar ish të dashurën duke i shkaktuar vdekjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
‘Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit’, kjo është e reja që u vra me armë nga ish-i dashuri në Itali

Është bërë publike fotoja e shqiptares e cila u vra me plumb në kokë nga ish i dashuri i saj në Itali, në orën 02:00 pas mesnate në qytetin e Savonas.

Ka qenë babai i 28-vjeçares i cili ka publikuar një foto dhe njofton të afërmit për vdekjen e së bijës.

‘Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dimë sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi.’- shkruan babai i saj Shaqir Neza.