Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë rrëzimit nga një lartësi prej 4 metrash në Asola, në zonën e Mantovës.
Ai po punonte me dajën e tij për rinovimin e një ndërtese, por në momentin që ra nga skela e ndërtimit ishte vetëm.
Sipas mediave italiane viktima i identifikuar si Abdulla Bisku gjeti vdekjen e menjëhershme pas rrëzimit më tokë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aktualisht viktima jetonte me familjen e tij në Asola, vetëm 300 metra larg vendit të aksidentit.
Komento