Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 58-vjeçar u arrestua nga policia, pasi kishte vrarë nënën e tij 86-vjeçare.
58-vjeçari e kishte varrosur trupin e saj në një pyll pranë Palazzina di Caccia në Torino, dhe vrasja dyshohet se është kryer një muaj më parë.
Një e afërme e 86-vjeçares Enrica Bardotti ngriti alarmin se kishte humbur kontaktet me të, shkruajnë mediat italiane.
Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje në lidhje me zhdukjen e së ëmës.
Fillimisht, 58-vjeçari tha se nëna e tij kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe më pas e varrosi në pyll.
Por ai e ndryshoi dëshminë e tij.
Ai pranoi se e kishte vrarë dhe varrosur nënën, duke deklaruar se kishte frikë të humbiste pensionin e saj, që sipas tij ishte i vetmi burim të ardhurash.
Hetimet vijojnë nga policia për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të krimit, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Komente



