E rëndë në Itali, gjendet në karrocë supermarketi trupi i pajetë i një 16-vjeçareje! Dyshohet se e vrau me thikë bashkëmoshatari

E rëndë në Itali, gjendet në karrocë supermarketi trupi i pajetë i një 16-vjeçareje! Dyshohet se e vrau me thikë bashkëmoshatari

Foto nga koshi i plehrave ku u gjet trupi i 16-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i pajetë i një vajze 16 vjecare romake, Michelle Maria Causo u gjet sot në orën 16:00 në një karrocë supermarketi të lënë pranë një koshi mbeturinash në via Stefano Borgia në Primavalle.

Hetuesit kanë ndaluar një djalë bashkëmoshatar me origjinë të huaj, i cili po merret në pyetje pasi dyshohet se ka vrarë vajzën.

Në trupin e adoleshentes u gjetën plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Trupi i saj ishte mbyllur me qese të zezë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.

Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen