E rëndë në Itali! Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar, po kalonte vijat e bardha (EMRI)

E rëndë në Itali! Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar, po kalonte vijat e bardha (EMRI)

Foto ilustruese

Itali-Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni.

Ngjarja e rëndë është regjistruar më 12 tetor në zonën e Guidonia, pranë kinemasë Space.

Adoleshenti u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Tivoli San Giovanni Evangelista ku ndërroi edhe jetë.

Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë, raporton La Repubblica.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole