Një ngjarje tepër e shëmtuar ka ndodhur të dielën në Itali e cila pikënisje ka patur rivalitetin në futboll. Një tifoz ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje me makinë nga një tifoz kundërshtar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Potencës, teksa tifozi në fjalë, 30 vjeç, po priste shokët e tjerë për të shkuar në stadium.

Sulmi ishte përgatitur nga tifozët e ekipit të Melfit ndaj atij të Vultur Rioneros. Kanë qenë 5 makina të cilat kanë tentuar të shtypin tifozin e Melfit, ndërsa është arrestuar shoferi i makinës tip Fiat Punto.
Për ngjarjen e ndodhur tifozët e Potencas kanë braktisur ndeshjen me Melfin pasi janë të binjakëzuar me ata të Vultur Rioneros. Të gjithë këta ekipi janë gjysmëprofesioniste.
Ne.k./Shqiptarja.com
Komente

